LAJMI I FUNDIT:

Policia e Hong Kongut paralajmëron demonstruesit: Do të përgjigjemi me armë vdekjeprurëse nëse vazhdoni të përdorni shigjetat   

Policia e Hong Kongut paralajmëron demonstruesit: Do të përgjigjemi me armë vdekjeprurëse nëse vazhdoni të përdorni shigjetat   

Policia e Hong Kongut ka kërcënuar sot se do të përgjigjet me armë vdekjeprurëse, nëse pjesëmarrësit në protesta përdorin armë vdekjeprurëse dhe mjete tjera të forta që u shkaktojnë dëme autoriteteve të rendit.

Një polic është qëlluar në Hong Kong me shigjetë kur policët përdorën gaz lotsjellës dhe topa uji, duke tentuar të shpërndajë protestuesit që okupuan kampusin e Universitetit, transmeton Telegrafi.


Shigjeta goditi policin në këmbë, kurse kolegët e tij kanë bërë të ditur se e kanë dërguar me urgjencë në spital për tretman.

Megjithatë demonstruesit kanë refuzuar të tërhiqen edhe pse kamionët me topa uji me të cilën mundoheshin t’i shpërndajnë, kaluan mbi tullat të cilat i kishin vënë demonstruesit.

Pjesëmarrësit në protesta për pak momente ishin tërhequr kah ndërtesa e Universitetit Politeknik kur filloi të errësohet, nga frika se mund ta gjejnë veten në kurth të policisë që përdorte gaz lotsjellës për t’iu afruar nga ana e kundërt.

Demonstruesit kanë gjuajtur shigjeta nga kulmi i universitetit, si dhe nuk hezituan të përdorin edhe koktej molotovi në drejtim të policisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Evropa
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Serbia
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori