“I lindur në Zezë, Duli kishte qenë binjak me Zekën. Babai i tij, Fejziu kishte, trashëguar nga i ati mjaft ara, livadhe e mal. Mbante numër të madh të dhive e deleve. Sa herë kishte nevojë për ushqim, therte ndonjë kec apo qengj, pa dhembje fare. Sa herë që kishte nevojë për të blerë diçka, për të ndrequr ndonjë punë më të madhe, shiste ndonjë parcelë are, mali apo livadhi. Herët nisi të lakmonte të dallohej nga zijoshët tjerë. Babai i Fejziut kishte pasur gjashtë djem. Të gjithë i kishte rritur dhe martuar me kohë. Fejziu ishte më i vogli djalë i Nuzit. Ashtu siç ishte më i vogli, kishte përpara vetës edhe pesë vëllezër, ai u rritë më shumë duke lozur me barinj, pa punuar kurrë. Derisa të tjerët punonin, Fejziu më shumë kalonte kohën duke luajtur guxhas ose gurapeshë. Ishte plot shëndet, me shtat të zhvilluar dhe në shumicën e kohës fitonte çdo lojë. Ngadalë u bë tamam taravol për ballafaqim më këdo tjetër. Barinjve ua rrëmbente ushqimin që merrnin me veti, me forcë ose me hatër. Të gjithë moshatarëve, me hatër apo me zor, ua rrëmbente nga dora edhe hallvën e natës së madhe të bajramit, që kishin marrë me veti. Derisa ngopej mirë nuk ndalej. Kujtohej kur ia mori Cenit hallvën dhe ia hodhi për tokë duke i thënë se qenka si çervish. Po Ceni ia pat pritur me nervozë, se po i duket si çervish, pasi është ngopur duke ngrenë hallvën e të tjerëve. Ashtu u formua, dhe ashtu u martua pa prekur punë me dorë. Derisa u nda nga vëllezërit nuk e hetonte fort mungesën e shprehisë së punës.
Shumë familje, ashtu si ajo e Nuzit, jetonin në bashkësi familjare prej tre e katër brezash me radhë. Jo pak burra e gra në këto familje, bëheshin krejt parazit, pa punuar, apo duke iu shmangur punës me dredhi. Fejziun, një ditë e ndanë nga “tufa”. Tokë, mal e livadhe i ra mjaftë, sikur të gjithë të tjerëve. Sipas kanunit, të voglit i ra hise trualli i vjetër. Kështu Fejziu trashëgoi shtëpinë e vjetër, odën e rregulluar, një nga tre koshat e misrit dhe një të tretën e hambarit të moçëm për grurë. Pasi hambari i vjetër ishte i madh, sa një depo, duke ditur se atë nuk e mbush dot me drithë, e ndanë në tri pjesë dhe prej tyre nxorën tre hambar më të vegjël, por akoma mjaftë të mëdhenj për t’i mbushur drithë. Kaluan disa vjet dhe nuk po i përshtatej jetës së re kur duhej të kujdesej për gjithë familjen e të punonte në ara e livadhe. Punën e bariut të deleve e të dhive e zgjidhi menjëherë, pasi fëmijët e tij ishin mjaft të rritur. Po Fejziut si Fejziut, shpirti nuk ia donte punën.
Një ditë, vendosi të shkoi në shehër për të parë e mësuar diçka. Atje pa shumë gjera që nuk i kishte në mendjen e tij më herët. Shumicën e atyre gjerave as nuk i njihte çka janë dhe për çka përdorën. Ishte bërë pa qethur e pa rruar me vite. Dukej si njeri i egër, që sapo ka dal nga pylli. Hyri të berberi dhe pyeti sa kushton qethja e kokës ? Pasi i tregoi berberi, doli menjëherë nga dyqani. Nuk ia ndau sytë berberit se si i rruante e qethte me aq lehtësi njerëzit. Mendoi gjatë, pse mos ta blinte edhe ky vetë një brisk dhe të rruante fshatarët në Zezë. I dukej e lehtë puna e berberit. Vetën po e bindte se mund ta bënte këtë punë pa u lodhur fare. Pasi vizitoi edhe shumë zejtarë të tjerë, u kthye edhe një herë te berberi dhe e pyeti se ku mund ta gjente një brisk rroje. Berberi i tha se është zor të gjente , por, ky vet ka një brisk të vjetër dhe mund t’ia shesë. Fejziu u gëzua që mund ta blinte briskun aty menjëherë. Nuk kishte para, por, berberi kur e pa sa është i interesuar, i tha shkurt; ma jep unazën që ke në gisht, ta jep briskun e rrojës. Fejziu, pa bërë asnjë fjalë, e mori briskun dhe ia dha unazën. Nuk i shkonte mendja të gjorit as si mprehët brisku i rrojës, as si mirëmbahet ai gjatë gjithë kohës së punës. E mori ashtu siç ishte dhe e mbështolli mirë duke e futur në xhepin e brendshëm të xhurdisë. Pasi i kthye në shpi e shikoi gjatë, e hapi tehun e briskut, e rrotulloi shumë herë për ta parë se çka mund të bënte me te. Ashtu të pa mprehur, një zot e di sa kohë, deshi ta provonte në leshin e llërës së dorës, por i doli gjaku.
Natën e kaloi pa gjumë duke menduar sesi do të rruhej vet me atë brisk. Të nesërmen iu tregoi edhe vëllezërve për briskun që ka blerë dhe si do t’i rruajë të gjithë ata pa pagesë.
Edhe zijoshëve të tjerë, puna e berberit iu dukej e lehtë, megjithëse nuk kishin parë kurrë brisk rroje në fshatin e tyre.
Duke parë se të gjithë zijoshët kishin nevojë të rruhen së paku një apo dy herë në vit, menduan ta provojnë briskun që kishte blerë Fejziu në shehër nga dora e vet berberit të njohur. Askujt nuk i shkonte mendja se Fejziu kishte blerë briskun e një mjeshtri, por jo dorën e tij. Mendoi gjatë Fejziu si të ikë larg mëhallës, për të mos e parë zijoshët si do të rruante të parin prej tyre, që kësaj radhe ishte vëllai i pestë i tij. Së bashku me tre vëllezër dhe me tre fqinjë ikën larg shtëpisë, me kilometra, deri në Kodrën e Peshkanicave. Tre vëllezër i shkuan pas ndërsa dy jo. Thjeshtë nuk i besonin Fejziut për këtë punë. Tre vëllezërit e tij Duli, Zeka dhe Quni shkuan pas tij. Erdhën edhe me te edhe moshatarët e tij fqinjë; Lapuzi. Niku e Karaxha për të parë punën e briskut dhe për të provuar rrojën. Kohë kishin të gjithë. Ikën nga shtëpia pa i parë të tjerët dhe ndaluan atje në mes pyllit, në një lendinë përqark me lisa. Po Fejziut as i kishte shkuar mendja se brisku më parë duhej mprehur mirë. Besa duhej mësuar goxha gjatë edhe zanatin. Pasi të gjithë i thoshin se është më trim se të tjerët, i pari doli në shesh të rrojës Duli. Mori briskun Fejziu dhe pa asnjë pikë ujë apo sapun, (larg qoftë të ketë dëgjuar dikush për sapun) filloi ta rruante Dulin. Duli si Duli, në fillim duroi pak. Shtrëngoi fort dhëmbët kur brisku nga dora e Fejziut e preu që në fillim të faqes. Përballoi prerjen e parë të lëkurës pa lot e britma. Te dytën prerje hëngër buzët edhe një herë, ndërsa nga prerja e tretë i shkuan lotët.
-Çka ke që qanë e pyeti Fejziu?
-A nuk me sheh se sa herë më preve lëkurën, i tha Duli me lot. Po, pse nuk tregove deri tash që të kam prerë, i tha Fejziu. Po, ti duhet të shohësh gjakun që po rrjedh, ia ktheu ai.
Jo nuk të pashë mirë në dritë, prandaj të kam prerë, ia ndërpreu fjalët Fejziu.
Ktheu nga drita më mirë, i tha me zë Dulit. Po si të kthehem nga drita kur jam midis lëndine, në pik të ditës plot diell. As re nuk ka gjëkundi. Të tjerët që po shikonin, qeshen me zë, pa e provuar e përjetuar akoma rrojën dhe briskun nga dora e Fejziut. Duli i përgjakur sikur të kishte kaluar nëpër dhëmbët e ujkut të çartur, u lodh tepër dhe i tha mjaftë, Fejziut. Mezi priti çastin, që doli i pari gjallë nga dora dhe brisku i berberit të zi. Tash, të tjerët do të kalojnë më mirë tha vetmeveti Fejziu, pa menduar fare për të mprehur briskun. Radhën e kishte Niku. Sapo filloi ta rruante, pa lagur fare, ai bërtiti me zë të lartë; me preve o djall. Prit, se duhet pak ujë, i ra ndër mend Fejziut, për ujë. Kroi i fshatit ishte larg, pasi në Peshkanica nuk kishte ujë fare. Karaxhën e dërguan për të marrë ujë. Derisa u kthye ai, Fejziu e rroi pa lagur fare edhe Nikun. E çnduku si një pulë pa lagur fare. Po kujt i shkonte mendja asokohe për pasqyre në Zezë? Besa ishte më mirë që nuk e shihnin vetën në pasqyrë, në çfarë gjendjeje po dilnin nga dora dhe brisku i Fejziut. Derisa erdhi Karaxha nga kroi, Fejziu ishte përgatitur të rruante Lapuzin i cili çuditërisht kishte kokën shumë më të vogël se të tjerët. Atij, çdo herë zijoshët i thoshin takrraç (qukapik), pasi koka e tij i ngjante asaj të qukapikut të vërtetë. Karaxha pasi solli ujë, Lapuzit ia lagën leshin e kokës, por kjo nuk i ndihmoi shumë. Megjithatë, ky shpëtoi më më pak plagë në kokë. Karaxha, dikur i drejtua me zë të ulët Fejziut: A kë shikuar ndonjëherë se si rruan berberi o Fejzio, apo do të na rrjepësh të gjallë të gjithëve? Fejziut iu kujtua sesi te berberi, kishte parë ulur një njëri plot shkumë në fytyrë e kokë, por as nuk kishte pyetur çka është ajo. Zeka kishte parë e provuar berber të mirë gjatë shërbimit ushtarak dhe nuk kishte harruar akoma. Puna e sapunit mbeti për të ardhmen e largët. I rroi të gjithë Fejziu. I rroi keq e më keq, sa nuk ka ku shkon, por megjithatë i doli zëri se ka sjellë në fshat brisk rroje. Sa kalonin ditët, aty po ktheheshin njerëz edhe nga fshatra të tjera më të largëta për t’u rruar te Fejziu. Shumëkush kthehej aty pasi rroja apo qethja ishte pa pagesë. Një ditë, pasi u përfol shumë puna e tij, dikujt i shkoi mendja për mprehjen e briskut me rrasë kose. Kështu u gjet shpëtimi. Për briskun gjeten zgjidhje por jo për dorën e Fejziut. Brisku i mprehtë në dorën e Fejziut u bë rrezik edhe më i madh për prerje të mëdha e të thella. Duronin zijoshët ashtu si mundeshin, por duronin edhe të tjerët që vinin nga larg. Kush provoi dorën dhe briskun e Fejziut një herë, më nuk shkoi andej, as afër shtëpisë. Të gjithë ata që provuan rrojën të Fejziu thoshin haptazi se kjo nuk është rrojë, por rrjepje për së gjalli. Kur mendonin si kishin kaluar pa rruar me vite, si iu kishte mbushur mjekra dhe koka plot morra e therrnia, serish ia dinin për nder Fezjiut që kishte sjellë briskun. Megjithëse të çndukur, fare, më mirë po dukeshin pas rrojës se përpara. Më mirë të rrjepur se plot morra ishte përgjigja e tyre e fundit. Papastërtia bënte kërdi. Fejziu nuk ua vinte kujdesin asnjërit se me çfarë infektimesh po vinin aty. Morrat vlonin në të katër anët. Iu mbush familja plot morra dhe as i shkonte mendja të heq dorë nga kjo punë. Erdhën aty për t’u rruar edhe njerëz të infektuar me qele, të cilat janë ngjitëse. Shpejt qelet u përhapen edhe tek djemtë e tij. Edhe vet e pësoi. Flokët e bukura që pati iu dogjën nga qelet deri në rrënjë. Shërimi i qeleve lente pasoja. Ata që përjetuan këtë sëmundje të rrezikshme mbeten pa flok përjetë. Tullac mbeti edhe vet Fejziu dhe rrojën nuk e ndali për një kohë derisa djemtë ia ndaluan me zor. Të katër djemtë e tij mbeten qela-tullac, pa flokë. Se kush do të shëronte dikën, kjo ishte e pa imagjinueshme. As që mund të behej fjalë për ndonjë ilaç mjekues përveç barishteve që i propozonte dikush nga ata që kishin provuar këtë sëmundje të rëndë ngjitëse. Nga papastërtia u sëmurën edhe anëtarë të tjerë të familjeve që kishin kontakt me këdo që ishte qethur apo rruar me briskun dhe dorën e Fejziut. Me kalimin e kohës, shumëkush e pa punën e rrezikshme që bënte ky njeri. Fejziu i hyri kësaj punë duke menduar se ashtu do të kaloj lehtë e pa u lodhur dhe do ta njohin shumë njerëz dhe emri i tij do të dëgjohej larg Zezës.
Ashtu veproi siç mendonte me rradaken e tija. Donte të bënte ndonjë punë pa u lodhur fare. Donte të bëhej emër i njohur, edhe larg përtej Zezës, ku deri atëherë askush nuk kishte parë brisk rroje.
Pasi la punën me brisk, vazhdoi të tjera bamirësi. Kishte një zabel të madh me shumë lisa të moçëm afër shtëpisë. Kushdo që ia kërkonte një lis, ia falte me zemërgjerësi. Megjithëse tre djemtë e tij nga martesa e parë ishin bërë burra për martesë, as nuk guxonin t’ia kthejnë një fjalë babait. Kur e panë njerëzit që Fejziu po i falte një lis kujtdo që kërkon, nuk ia lëshonin derën çdo ditë. Kështu preu gjithë malin që kishte afër shtëpisë. Djemtë e rritur kishin humbur durimin fare. Fejziu, ata i dërgonte rrogëtar me urdhër, kudo që kishte mundësi, sa për t’i hequr qafe. Për martesat e djemve as që i shkonte mendja. Nga puna si berber mbeti qel me gjithë djem. Stuhia e briskut të tij pa mprehur kurrë dhe shërimi i qelave që ua ngjiti aq shumë njerëzve, një ditë mori fund. Pasi qe plakur, serish në emër të pleqërisë i shmangej punës. Kur e panë djemtë që nuk ka hajr prej tij, hoqën dorë nga zënkat e përditshme, duke e lënë të lirë plakun. Megjithatë, edhe pse ishte plakur tashmë, ai gjente edhe metoda tjera për të vjedhur e shitur shumë gjera nga shtëpia. Djemtë nuk gjetën pajtim me një baba torollak gjatë gjithë jetës, por e duruan derisa vdiq në moshën 125 vjeçare”. (sic.)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të "dy shpërthimeve” në Rusi
”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
“Çfarë lojtari”, ish-legjenda e Real Madridit i mahnitur nga kualiteti i Arda Guler
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A