LAJMI I FUNDIT:

Studenti i verbër afrikan u tërhoq zvarrë nga salla, para se të fillonte një debat i organizuar nga Oxford Union

Studenti i verbër afrikan u tërhoq zvarrë nga salla, para se të fillonte një debat i organizuar nga Oxford Union

Konsiderohet si një nga shoqëritë më prestigjioze të debatit në Britani të Madhe, por Oxford Union është kritikuar ashpër, për shkak të nxjerrjes përjashta zvarrë, të një studenti të verbër afrikan.

Ebenezer Azamati është 25-vjeçari që diplomoi kohë më parë në Ghana të Afrikës Perëndimore, i cili donte të bëhet pjesë e debatit “Kjo Shtëpi më nuk ka besim në Qeverinë e Britanisë së Madhe”, transmeton Telegrafi.

Megjithëse kishte arritur më herët, nga frika se nuk do të ketë hapësirë të rezervuar për personat me nevoja të veçanta, atë e nxorën dhunshëm, pra se debati të fillonte.


Pamjet shqetësuese, tregojnë përpjekjet e para të organizatorëve, që mundohen ta largojnë, ndërsa ndërpritet sepse konsiderohet se nuk është pamje e denjë që të shpërndahet.

Lidhur me incidentin, ka reaguar universiteti ku Azamati i ka përfunduar studimet, ndërsa ai vet tha se nuk ndihet mirë për atë që i ndodhi.

Drejtuesi i Oxford Union, Brendan McGrath ka ofruar dorëheqje, ndërsa ka shprehur pakënaqësinë e tij lidhur me formën se si u trajtua ky pjesëmarrës.

Të pranishmit kanë bërë të ditur, se atë e kapën për këmbë, derisa e nxorën jashtë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti

Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti

Azia
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Botë
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni

Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni

Amerika
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Amerika
'E ardhmja është në duart tona': Shkencëtarët e konfirmojnë, viti 2024 më i nxehti në histori

'E ardhmja është në duart tona': Shkencëtarët e konfirmojnë, viti 2024 më i nxehti në histori

Botë
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Botë
Kalo në kategori