Besa (emri i vërtetë i njohur për redaksinë) ka përfunduar Fakultetin Filologjik në Prishtinë, dega e Gjuhës Shqipe, por ka tre vjet që në mungesë të një vendi pune në profesionin e saj, ajo punon në një dyqan në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës.
Ajo thotë se nuk e preferon sektorin privat për shkak të pagës dhe trajtimit që u bëhet punëtorëve. Për punën që bënë, e cila sipas saj zgjatë shpesh edhe më gjatë se tetë orë sa parashihet me orarin e punës si dhe punon jo pesë, por gjashtë ditë në javë, paguhet me 250 euro në muaj.
Besa thotë se ka aplikuar në disa konkurse në sektorin publik, por nuk ka arritur të sigurojë një vend pune.
“Unë punoj në një market (dyqan), ku janë kushtet jo të mira, me pagë minimale, me presion psikik nga menaxherët. Edhe unë, por edhe kolegët mundohemi që të gjejmë punë në sektorin publik, që të kemi pagë më të mira, kushte më të mira dhe mos të kemi presione të tilla siç kemi në sektorin privat”, thotë ajo.
Nga hulumtimet e bëra nga përfaqësues të cilët mbrojnë të drejtat e punëtorëve, ishte theksuar se sektori privat është shkelësi më i madh i të drejtave të punëtorëve.
Kushtet në sektorin privat vazhdimisht janë kritikuar edhe nga shoqëria civile dhe përfaqësues të punëtorëve. Por, kohëve të fundit ankesat janë shtuar, pas miratimit të Ligjit për Pagat i cili parasheh rritjen e pagave për punonjësit në sektorin publik nga muaji dhjetor, 2019.
Pagat më të larta, trajtimi i punëtorëve si dhe kontratat më të favorshme, janë disa nga arsyet që përmenden nga punëkërkuesit dhe sindikalistët si elemente që e bëjnë sektorin publik më të pëlqyer për t’u punësuar.
Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, që funksionon në kuadër të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se paga mesatare e punonjësve në sektorin privat aktualisht është 250 euro në muaj. Sipas tij, kjo pagë duhet të arrijë në 350 euro në muaj. Ai thotë se rritja e pagave në sektorin publik po krijon mospërputhshmëri të pagave mes sektorit publik dhe privat.
“Ky është një trajtim jonjerëzor dhe diskriminues ndaj punëtorëve të sektorit privat. Punëtorët e këtij sektori janë financues të buxhetit të Kosovës, kurse paga e punëtorëve në sektorin privat është tri herë më e vogël se e atyre në sektorin publik. Punëtorët e sektorit privat punojnë me orar të stërzgjatur, punë më të rënda dhe të rrezikshme dhe marrin paga më vogla. Në vende të ndryshme të Evropës paga në sektorin privat është më shumë joshëse se sa në sektorin publik, kurse në Kosovë ndodh e kundërta”, tha Azemi.
Si problem tjetër në këtë sektor, Jusuf Azemi e vlerëson edhe moskrijimin e sindikatave në kompanitë të cila të kanë numër të madh të punëtorëve. Krijimi i këtyre sindikatave, thotë ai, kërkon guxim nga punëtorët përballë menaxherëve të kompanive përkatëse, për faktin se pronarët organizimin sindikal e shohin si rivalitet e jo si partner bashkëpunimi.
Ai tregon se në kompanitë e mëdha që veprojnë në Kosovë, mundohen të marrin informacione nga punëtorët, por në mënyrë anonime.
“Në kompanitë që ka organizim sindikal ka përmirësim të kushteve dhe do të ketë deri në muajin janar. Kurse aty ku nuk ka organizim sindikal është shumë vështirë të veprohet. Kështu që pronarët veprojnë sipas dëshirës së tyre. Në disa nga kompanitë e mëdha ka individë anëtarë të sindikatës që tregojnë për kushtet, por që ata mbesin anonim për shkak të frikës së humbjes së vendit të punës”, thekson Azemi.
Edhe Besa tregon se në kompaninë ku ajo punon nuk ka sindikatë.
Ajo thotë se në rast se punëtorët do të ngrisnin zërin për pakënaqësitë që kanë, mund të humbin vendet e tyre të punës.
“Nuk kemi të drejtë të ankohemi ose të formojmë një sindikatë për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve. Nëse bëhet ndonjë ankesë mund të humbasim vendin e punës, kështu që jemi të obliguar të durojmë tërë presionin psikik”, thekson ajo.
Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rreth 85 mijë qytetarë janë të punësuar në sektorin publik me pagë mesatare 573 euro, kurse në sektorin privat janë të punësuar rreth 250 mijë punëtorë me mbi 380 euro.
Paga mujore është kalkuluar para hyrjes në fuqi të Ligjit për Paga, sipas të cilit, në muajin dhjetor, pagat do t’i marrin me rritje. Sipas Ligjit të ri, paga mujore më e ulëta është ajo e shtëpiakut prej 322 euro, 621 euro është paga e mësimdhënësve të shkollës se mesme, profesori i universitetit do të marrë 1505 euro, kryeprokurori 1912 euro, kryeministri 2151 dhe presidenti i Kosovës nga muaji dhjetor do të marrë pagën mujore në vlerë prej 2390 eurosh. /REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova