LAJMI I FUNDIT:

Ishte në Londër për të mbajtur një fjalim, sekretarja e Drejtësisë e Hong Kongut sulmohet nga protestuesit – pas lëndimeve dërgohet për trajtim në spital

Ishte në Londër për të mbajtur një fjalim, sekretarja e Drejtësisë e Hong Kongut sulmohet nga protestuesit – pas lëndimeve dërgohet për trajtim në spital

Sekretarja e Drejtësisë e Hong Kongut u rrëzua për tokë në Londër mbrëmë nga një turmë aktivistësh pro-demokracisë që bërtisnin ‘vrasëse’ ndërsa ata e ndoqën atë për rreth 300 metra poshtë rrugës.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Teresa Cheng, e cila ishte në Britani të Madhe për të mbajtur një fjalim në lidhje me zgjidhjen e suksesshme të mosmarrëveshjeve në ish-koloninë britanike, u shënjestrua nga dhjetëra protestues në Holborn që e ndoqën ndërsa ajo la makinën e saj.


Pamjet e incidentit treguan se si Cheng ishte përplasur rreth orëve të mbrëmjes, para se të ndiqej 300 metra në Bury Place.

Në një përleshje ajo u shty në tokë, ku edhe ka pësuar disa lëndime pas së cilës edhe u dërgua në spital nga ambulanca për trajtim.

Mediat britanike shkruajnë se sulmi është duke u hetuar nga Scotland Yard por nuk ka pasur arrestime.

Ndryshe, Hong Kongu është përfshirë nga protestat që nga muaji mars me dhjetë të vdekur dhe më shumë se 1.000 të plagosur në përleshjet rreth shtrëngimit të demokracisë në Pekin dhe planet për ekstradimin e qytetarëve në Kinë dhe Tajvan.

Qeveritë kineze dhe të Hong Kongut i quajtën protagonistët një “turmë të dhunshme”.

Një deklaratë thoshte se Cheng pësoi ‘dëm të rëndë trupor’ dhe ambasada kineze në Mbretërinë e Bashkuar më vonë tha që ajo ishte shtyrë dhe pësoi një dëmtim të duarve.

Ndërkohë Kina ka paraqitur një ankesë zyrtare dhe u ka kërkuar autoriteteve britanike që të sjellin para drejtësisë autorët.

Udhëheqësi i Hong Kong-ut, Carrie Lam gjithashtu dënoi me forcë sulmin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nëna ukrainase e kapur nga Rusia përshkruan historinë e ndarjes nga fëmija për më shumë se një vit

Nëna ukrainase e kapur nga Rusia përshkruan historinë e ndarjes nga fëmija për më shumë se një vit

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Botë
Kalo në kategori