LAJMI I FUNDIT:

I sheh fëmijët duke qëndruar në temperatura të ulëta të veshur me rroba të holla, shoferja e autobusit ndalet për t’i marrë

I sheh fëmijët duke qëndruar në temperatura të ulëta të veshur me rroba të holla, shoferja e autobusit ndalet për t’i marrë

Ky është një gjest për t’u duartrokitur i shoferes së një autobusi që pa u menduar dy herë ndali autobusin për të marrë një djalë 6-vjeç dhe motrën e tij 2-vjeçe, të cilët i pa të veshur me rroba të holla dhe pa pallto në temperaturat e ulëta që kanë kapluar Wisconsinin.

Nicole Chamberlain pa të vegjlit në orët e para të mëngjesit në Waukesha. Aty ku temperaturat këto ditë kanë rënë shumë, transmeton Telegrafi.


Në videon e filmuar nga kamera e sigurisë brenda autobusit, shihet shoferja duke futur me shpejtësi vëllanë dhe motrën që më pas i ulë dhe mbuloi me batanije. Madje një pasagjer dëgjohet duke thënë: “Fëmijët e vegjël janë pa rroba të trasha”.

“Gjithqka është në rregull zemër, tani je mirë dhe brenda autobusit është nxehtë”, shtoi shoferja e autobusit.

“Asnjëri prej tyre nuk kishte pallto. Vajza e vogël madje kishte një bluzë shumë të hollë”, ka deklaruar Chamberlain për televizionin FOX6.

Siç raportojnë mediat lokale ata po prisnin gjyshen e tyre e cila pas disa minutave u fut në autobus, ndërkaq veprimi i kësaj shofereje është aplauduar nga të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori