LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës shkatërron rreth 600 armë

Policia e Kosovës shkatërron rreth 600 armë

Policia e Kosovës, nën mbështetjen dhe përkrahjen e UNDP-së ka shkatërruar një sasi të armëve të shkurta dhe të gjata, të cilat janë konfiskuar gjatë realizimit të detyrave dhe hetimeve policore.

Procesit të shkatërrimit të armëve i ka parapri një konferencë në të cilën kanë marr pjesë, Zëvendësministri i MPB-së, Izmi Zeka, Zëvendësdrejtori i PK-së, Samedin Mehmeti, Maria Suokko nga UNDP-ja dhe  Hakan Ejdervik nga zyra e BE-se, të cilët vlerësuan se shkatërrimi i armëve të paligjshme, përbën një element të rëndësishëm të kontrollit të armëve në Kosovë si një metodë efektive për reduktimin e numrit aktual të armëve në tregun e paligjshëm e që reflekton në ngritjen e nivelit të sigurisë, transmeton Telegrafi.


Policia bën të ditur se të gjitha armët dhe municioni i akumuluar iu përkasin llojeve të ndryshme, përderisa shkatërrimi i tyre është bërë me urdhëresë të organeve të drejtësisë, pasi kanë përfunduar të gjitha procedurat e parapara ligjore.

“Në krahasim me metodat e tjera në dispozicion, të tilla si shitje ose dhuratë, shkatërrimi siguron se armët nuk do të gjejnë rrugën e tyre përsëri në tregun e paligjshëm dhe në këtë mënyrë mund të ndërtohet besim në përpjekjet e përgjithshme për të parandaluar, luftuar dhe çrrënjosur tregtinë e tyre të paligjshme”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se shkatërrimi i këtyre armëve mund të llogaritet edhe si një aktivitet shtesë i realizuar në kuadër të Strategjisë të Kosovës për Kontrollin e Armëve për Zvogëlimin e Rrezikut nga Armët e Zjarrit dhe Eksplozivët.

Në trend Lajme

Më shumë
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Ngrihet atakuzë për terrorizëm, i pandehuri i ishte bashkuar grupit terrorist

Ngrihet atakuzë për terrorizëm, i pandehuri i ishte bashkuar grupit terrorist "Al Nusra" në vitin 2013

Drejtësi
Përmbytjet pas çarjes së digës në hidrocentralit në Bunec të Himarës, Ministria e Mbrojtjes zbulon detajet

Përmbytjet pas çarjes së digës në hidrocentralit në Bunec të Himarës, Ministria e Mbrojtjes zbulon detajet

Lajme
I moshuari i ankohet Kurtit: Çka na dalin 100 euro për ilaçe, një deputet i yti merr mbi dy mijë euro

I moshuari i ankohet Kurtit: Çka na dalin 100 euro për ilaçe, një deputet i yti merr mbi dy mijë euro

Politikë
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori