LAJMI I FUNDIT:

Arifi për ekspozitën me fotografi: Gjithçka do të zgjidhim në kuadër të lirisë së shprehjes

Arifi për ekspozitën me fotografi: Gjithçka do të zgjidhim në kuadër të lirisë së shprehjes

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi është përgjigjur në lidhje me largimin ekspozitës së disa fotografive, e cila gjatë ditës së djeshme u vendos në qendër të Tetovës.

Arifi thotë se ajo çdo herë ka qenë pro lirisë së shprehjes dhe demokracisë, duke shtuar se për shkak të agjendës së ngjeshur dje nuk ka arritur ta shqyrtojë këtë çështje, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Çështjet e shprehjes së lirë janë vlera demokratike dhe ajo është një formë e shprehjes së mendimeve. Në fakt si komunë mbetemi e hapur dhe transparente. Meqenëse se agjenda jonë dje dhe sot ka qenë e mbingarkuar për të parë nëse ka pasur shqetësim të mundshëm, ne atë do ta shqyrtojmë dhe do ta zgjidhim në kuadër të asaj që është shprehje e lirë dhe demokraci e mirëfilltë. Unë jam demokrate me bindje dhe jo deklarative”, tha mes tjerash Arifi.

Eco Guerilla: Vandalizëm nga Komuna e Tetovës
Lexo po ashtu Eco Guerilla: Vandalizëm nga Komuna e Tetovës

Ndryshe, gjatë ditës së hënë “Eco Guerilla”, së bashku me Qendrën “Loja” dhe “Transformatorët rajonal”, vendosën ekspozitë me disa fotografi që siç thanë ata, ishin premtimet e parealizuara nga Komuna e Tetovës dhe kryetarja Teuta Arifi.

Ndërsa gjithnjë sipas tyre, vetëm gjysmë ore pasi u vendos ekspozita, persona të punësuar në komunë e kanë larguar ekspozitën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori