LAJMI I FUNDIT:

Pamjet e nënës së mbidozuar prapa timonit derisa foshnja qante në ulëset e pasme pati shokuar të gjithë, tre vite më vonë gjithçka ndryshoi – mesazhi i saj sërish bëri xhiron e botës

Pamjet e nënës së mbidozuar prapa timonit derisa foshnja qante në ulëset e pasme pati shokuar të gjithë, tre vite më vonë gjithçka ndryshoi – mesazhi i saj sërish bëri xhiron e botës

Historia e fotografisë së një nëne e cila në vitin 2016 kishte marrë drogë në veturë dhe nga mbidoza qëndronte pavetëdije, derisa foshnja e saj në ulëset e pasme po qante, pas tri viteve ka marrë një kahje plotësisht tjetër.

Në fakt fotografinë që e publikoi policia në të cilën shihet Erika Hurt pa vetëdije me shiringë në dorë prapa timonit, kishte bërë xhiron e botës dhe rrëqethur të gjithë ata që patën rastin ta shohin, transmeton Telegrafi.


Me të dalë në vendin e ngjarjes, policia në Indiana kishin arritur ta ndihmojnë me një sprej që ndihmon personat në raste të mbidozimit me heroinë apo lëndët e tjera narkotike.

Në atë momente që ishte gjetur në veturë është konstatuar se ajo ishte liruar, dhe kështu u dënua me 6 muaj për të ndjekur një program rehabilitimi.

E vetëm dy ditë pasi filloi ta ndjekë programin pa fotografinë e saj nëpër të gjitha mediat. Tani tre vite më vonë, Erika dhe i biri i saj trevjeçar janë sërish bashkë dhe po festojnë trevjetorin e “pastruar” nga droga.

“Shpresoj që njerëzit ta kenë parë në çfarë niveli kam rënë. Megjithatë edhe nëse keni një ditë të keqe, gjithmonë duhet ta keni në mendje se ekziston mundësia e dytë për gjithçka dhe se mund ta përmirësoni atë që e kani prishur”, ka deklaruar kjo nënë 28-vjeqe që nuk e fshehte gëzimin që ka hequr dorë nga shprehia e keqe.

Ajo filloi të përdor ilaçe kundër dhimbjeve qysh kur ishte 15-vjeçe, por kur e pa veten në një billboard që paralajmëronte të rinjtë, është ndjerë shumë e poshtëruar. Megjithatë, ishte pikërisht ai billboard që e detyroi ta ndërron stilin e jetës.

“Fotografinë që e kishin vendosur nëpër qytete padyshim se ka ndikuar pozitivisht tek unë dhe më ndihmoi ta kuptojë se çfarë mund të më ndodh nëse sërish e provoj”, ka shtuar ajo.

E motivi kryesor për këto ndryshime ishte i biri i saj Parker që asokohe ishte vetëm 10 muajsh, kur policia ia gjeti të mbidozuar të ëmën.

“Nuk kemi qenë edhe aq shumë të lidhur, është e trishtueshme”, ka deklaruar Erika që kishte qëndruar “e pastër” gjatë shtatzënisë, por që gjithçka ndryshoi dy muaj pas lindjes.

“Kam qenë vetëm fizikisht prezente, por jo edhe me mendje. I kam humbur hapat e tij të parë, buzëqeshjen dhe gjërat tjera që janë të rëndësishme për një nënë”, ka shtuar ajo.

Tani thotë se janë të pandashëm dhe kënaqen me të gjitha ato që po u dhuron jeta. Gjatë natës së shtrigave “Halloween” kanë mbledhur sheqerka së bashku te fqinjët, duke trokitur derë më derë deri të stacioni i policisë që e ndihmuan në ditën e kobshme.

“Nuk mund ta imagjinoni se sa i lumtur jam kur e shoh Erikan në këtë gjendje së bashku me të birin e saj të mrekullueshëm”, ka deklaruar Talent, polici që ia shpëtoi jetën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori