LAJMI I FUNDIT:

Tryezë për rolin e vendimeve të Supremes në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Tryezë për rolin e vendimeve të Supremes në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezë diskutimi me temë: “Roli i vendimeve të Gjykatës Supreme në luftën kundër krimit dhe korrupsionit: Një thirrje për disiplinim të gjyqtarëve që marrin vendime të kundërligjshme”.

Kjo tryezë ka për qëllim të diskutojë mbi detyrimet kushtetuese të Gjykatës Supreme për të garantuar që vendimet e saj që konstatojnë gjendje të paligjshmërisë të adresohen në mënyrë efektive nga gjykatat më të ulëta.

Për më tepër, diskutimi do të fokusohet edhe në praktikat e vendeve të rajonit dhe mënyrën e adresimit të rasteve të tilla.


Gjatë këtij diskutimi do të publikohet një analizë politikash e titulluar: “Vendimet e Gjykatës Supreme: Ndikimi i tyre në sistemin gjyqësor të Kosovës”.

Ky studim analizon disa nga rastet ku Gjykata Supreme e Kosovës duke vendosur lidhur me kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të parashtruara nga ana e Prokurorisë së Shtetit, nxjerrë aktgjykime me të cilat konstatohet shkelje e ligjit penal.

Si pasojë e njëjta nuk i prish vendimet e formës së prerë të gjykatave të ulëta, respektivisht ato të Gjykatës së Apelit, por kufizohet vetëm në konstatimin e shkeljeve të ligjit penal.

“Edhe pse në këto raste po konstatohet shkelja e ligjit penal, të njëjtat po përfundojnë pa asnjë efekt duke mos u marrë asnjë hap tjetër shtesë as nga ana e Gjykatës Supreme e as nga ana e Gjykatës së Apelit”, thuhet në njoftimin e GLPS-së.

Me anë të kësaj analize gjithashtu shtjellohen detyrimet ligjore që përkojnë mbi Gjykatën Supreme, si gjykata më e lartë në sistemin gjyqësor, dhe ato që përkojnë mbi Gjykatën e Apelit, si shkalla e dytë në këtë sistem. Për më tepër, kjo analizë sipas GLPS-së ofron një varg rekomandimesh që qartësojnë zbrazëtirat juridike të sistemit të drejtësisë në Kosovë./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori