LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Serbia përfituese në tri pista nga “Mini Shengeni”, Shqipëria duhet mbështeste Kosovën

Hoti: Serbia përfituese në tri pista nga “Mini Shengeni”, Shqipëria duhet mbështeste Kosovën

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti ka thënë se ideja e “Mini Shengenit” ballkanik ka ardhur pasi Bashkimi Evropian ka dështuar të hap negociatat për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Hoti, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se Serbia ka shfrytëzuar këtë dështim të Bashkimit Evropian për të dhënë një ide shumë interesante për këtë “Mini Shengen” ballkanik.

“Përfituesi kryesor padyshim që do të jetë Serbia në tri pista: E para është ecja nga Bashkimi Evropian duke pasur parasysh edhe faktin se tashmë ajo ka hapur 13 kapituj dhe kjo i siguron një pozicion të favorshëm drejt BE-së. E dyta, Serbia krahas negocimit me BE-në po afrohet edhe me Rusinë, Kinën, Bjellorusinë etj. Derisa jemi në këtë ngathtësi të BE-së ajo po krijon favore politike dhe ekonomike në Ballkan duke ofruar vende si Maqedonia Veriore dhe Shqipëria për të krijuar një treg të përbashkët ku Serbia padyshim do të mbizotëronte”, tha ai.


Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare ka thënë se roli i Kosovës është tejet i dobësuar duke pasur parasysh se dy vende të Ballkanit perëndimor nuk e njohin Kosovën dhe sipas tij Shqipëria do të duhej të ishte një mbështetëse e fuqishme në këtë rast.

Hoti thotë se është për keqardhje që një pjesë e madhe e marrëveshjeve të nënshkruara mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk kanë arritur të gjejnë zbatim.

Duke folur për tërheqjet e njohjeve ndaj Kosovës, Hoti ka thënë se padyshim që kjo është një propagandë e Serbisë dhe se sipas tij ç ‘njohjet në të Drejtën Ndërkombëtare nuk ekzistojnë.

“Në praktikë ka raste të tilla shumë të rralla por që ato kanë ndodhur si pasojë e ndonjë incidenti të rëndë diplomatikë”.

Hoti ka thënë se Serbia po e bënë këtë fushatë kryesisht në shtete të Afrikës që nuk e kanë të konsoliduar sistemin juridik e ligjor si duhet.

“Po të ekzistonin ç ‘njohjet Serbia do të shkonte në Londër për të kërkuar tërheqjen e njohjes apo në Francë”, tha ndër të tjera Afrim Hoti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori