LAJMI I FUNDIT:

Analisti Vela pas vendimit të PZAP-it: Konstituimi i Kuvendit dhe votimi i Qeverisë mund të ndodh në dhjetor

Analisti Vela pas vendimit të PZAP-it: Konstituimi i Kuvendit dhe votimi i Qeverisë mund të ndodh në dhjetor

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim sot që të pranojë 52 ankesa. Paneli ka vendosur që të urdhëroj KQZ-në, për rinumërimin e 1 mijë  e 472 vendvotimeve. Ndërsa lidhur me ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD,  PZAP ka vendosur që të pranoj të bazuar ankesën dhe ka urdhëruar KQZ-në, që të largoj nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve.

Lidhur me vendimit e PZAP-it ka reaguar analisti politik Blerim Vela. Përmes një shkrimi të bërë në profilin e tij në Facebook, Vela ka thënë se vendimet e PZAP-it janë vetëm njëra shkallë e vendim-marrjes deri tek certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve, transmeton Telegrafi.

PZAP urdhëron KQZ-në që të rinumërojë 1 mijë e 472 vendvotime
Lexo po ashtu PZAP urdhëron KQZ-në që të rinumërojë 1 mijë e 472 vendvotime

Ai ka shkruar se nëse subjektet politike dhe kandidatët për deputetë nuk ankohen në vendimet e PZAP-it në Gjykatën Supreme në 24-orët e ardhshme, atëherë fillon zbatimi i tyre.


Tutje ai ka thënë se efekti i menjëhershëm është shtyrja e procesit të certifikimit të rezultateve dhe ndryshimi i përfaqësimit të subjekteve në Kuvend.

Vela ka pohuar se nëse mbetën të plotfuqishme vendimet e PZAP-it, ato shtyjnë certifikimin e rezultatit final, për së paku disa javë- kah fundi i nëntorit ose fillimi i dhjetorit.

Sipas Velës, konstituimi i Kuvendit dhe votimi i Qeverisë mund të ndodh gjatë muajit dhjetor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme

"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori