LAJMI I FUNDIT:

Roman Polanski përballet me një tjetër akuzë për përdhunim

Roman Polanski përballet me një tjetër akuzë për përdhunim
(Foto: Andreas Rentz/Getty Images/Guliver)

Filmbërësi i njohur, Roman Polanski, po përballet me një tjetër akuzë për keqtrajtim seksual. Aktorja franceze, Valentine Monnier, pohon se regjisori e ka përdhunuar gjatë kohës sa ajo ishte adoleshente.

Ajo ka thënë se fituesi i Oscarit e ka përdhunuar në një shtëpi në mal në Gstaad të Zvicrës, kur ajo ishte 18-vjeçare, bën të ditur gazeta Le Parisien. Sipas deklaratës së saj, kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në vitin 1975.


“Nuk kam pasur lidhje me të, as personale e as profesionale, dhe thuajse nuk e njihja. Më goditi, më rrahu derisa nuk u dorëzova, ndërsa më pas më përdhunoi”, ka rrëfyer Monnier.

(Foto: Andreas Rentz/Getty Images/Guliver)

Regjisori francezo-polak i hedh poshtë kategorikisht këto akuza – ka thënë avokati i tij, Herve Temime, duke shtuar se akuzat kanë ardhur pikërisht në kohën e publikimit të filmit të tij më të ri, “J’accuse”.

Edhe pas akuzave për përdhunim, ajo qëndroi me Polanskin: Nuk jam mërzitur me të, jetoj jetë të lumtur krahas tij
Lexo po ashtu Edhe pas akuzave për përdhunim, ajo qëndroi me Polanskin: Nuk jam mërzitur me të, jetoj jetë të lumtur krahas tij

86-vjeçari kishte ikur nga SHBA-të katër dekada më parë, pasi kishte pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare. Ai jeton kryesisht në Francë dhe shtetësia franceze e ka mbrojtur nga ekstradimi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori