Elon Musk deklaron se ndërtimi i “qytetit të banueshëm” në planetin Mars kërkon njëmijë anije kozmike dhe 20 vjet për përfundim
Drejtori i Përgjithshëm i SpaceX, Elon Musk, ka dhënë më shumë detaje në lidhje me afatet kohore dhe kërkesat e mjeteve jo vetëm për arritje në Mars, por në krijimin e një baze të qëndrueshme në Planetin e Kuq, që mund të shërbejë si një qytet aktual, duke mbështetur jetesën e një popullsie lokale atje.
Ky është vizioni afatgjatë për Musk dhe kompaninë e tij të teknologjisë hapësinore – për t’i bërë njerëzit një “specie ndërplanetare”.
Afati kohor për të cilin diskutoi Musk, duke iu përgjigjur fansave në Twitter, mund të jetë tepër mbresëlënës ose tepër ambicioz, në varësi të perspektivës tuaj, shkruan TechCrunch, transmeton Telegrafi.
Por për ta bërë “Qytetin e vetëqëndrueshëm në Mars” realitet, deklaroi Musk, SpaceX do të duhet të ndërtojë dhe fluturojë rreth 1.000 anije kozmike sipas vlerësimeve të tij, të cilat do të duhet të transportojnë ngarkesa, infrastrukturë dhe ekuipazh në Mars, në një afat kohor prej rreth 20 vitesh, pasi shtrirja planetare lejon vetëm një fluturim në Mars, çdo dy vjet.
Musk thekson se nëse mirren të gjitha anijet anësore që mbajnë ngarkesën në veprim, kapaciteti i përgjithshëm i ngarkesës është vetëm 500 ton në vit – me raketa të serive Falcon nga vetë SpaceX që përbëjnë rreth gjysmën e tyre.
Gjithashtu, Musk parashikon një të ardhme ku hapësira orbitale është një vend shumë i ngarkuar dhe një terren për transferimin e ngarkesave orbitale dhe karburante, pasi fluturaket e hënës dhe ato të lidhura me Marsin janë të gatshme për udhëtimin e jashtëm.
Sigurisht, për të vendosur një qytet të përhershëm dhe të qëndrueshëm në Mars, së pari duhet të arrijmë atje.
Ka edhe një hap tjetër tani e tutje, i cili po “zbret” astronautët përsëri në Hënë, transmeton Telegrafi.
NASA e ka vendosur vitin 2024 si synimin e tyre për atë moment historik, dhe SpaceX ka thënë se shpreson të zbarkojë ‘Starship’ atje deri në vitin 2022, për të ndihmuar në fazën përgatitore.
Sipas TechCrunch, në të kaluarën, Musk ka diskutuar misionin e Marsit gjithashtu për realizim deri në vitin 2024, por ky synim duket i pa-arritshëm, nga ku qëndrojnë zhvillimet sot.
Ndryshe, ky “paralajmërim” i kompanisë së udhëhequr po nga Musk, nuk është se duket shumë ambicioz, duke pasur parasysh natyrë e shefit të saj.
Ai siç edhe dihet ka “prezantuar” disa projekte ambicioze.
Dhe ndonëse jo e nivelit maksimal, së fundmi kjo kompani ka njoftuar për një projekt që nuk ka të bëjë me jetën në Mars apo Hënë, por në Tokë – dhë kësaj radhe jo për vetura.
Bëhet fjalë për versionin më të ri të “pllakave diellore për çati” të kompanisë, të cilën Muska i quajti “çatia me xham diellor”.
Kostoja e parashikuar e një “çatie diellore” prej 2.000 metra katrorë është 33.950 dollarë, sipas Tesla.
Për fund mund të konkludojmë se synimet e tij, edhe pse jo modeste, i kanë sjellur edhe rezultate.
Ai llogaritet një nga njerëzit e teknologjisë më të pasur në botë, pasuria e të cilit ka shënuar rritje edhe gjate këtij viti.
Kështu, vlera totale neto e kompanisë së tij llogaritet 25.8 miliardë dollarë, edhe pse Musk deklaroi së fundmi se ai nuk ka shumë para. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump zbulon projektin më të madh për inteligjencën artificiale - investim prej 500 miliardë dollarësh
A po i përshtatet TikTok-u, Donald Trumpit?
Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë "para ekranit"
Një maratonë vrapimi “robotët kundër njerëzve” do të mbahet në Kinë
Deutsche Bahn dëshiron të luftojë “lyerjen me grafiti” në trena me një qen robot
'E papërshtatshme dhe e rrezikshme': Çfarë do të ndodhë nëse TikTok blihet nga miliarderët e teknologjisë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!