LAJMI I FUNDIT:

Tesla zbulon versionin e fundit të “çatisë me xham diellor”, synon 1.000 instalime në javë brenda disa muajsh

Tesla zbulon versionin e fundit të “çatisë me xham diellor”, synon 1.000 instalime në javë brenda disa muajsh

Drejtori i Përgjithshëm i Tesla-s, Elon Musk ka njoftuar versionin më të ri të “pllakave diellore për çati” të kompanisë, të cilën ai e quajti “çatia me xham diellor”

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ky është versioni i tretë i produktit të çatisë diellore të Tesla dhe i pari që kompania shpreson të instalojë në një numër të madh shtëpish dhe jo vetëm.


Musk ka thënë pas njoftimit se ai shpresonte të kapin deri në 1000 instalime të çatisë diellore në javë “në disa muajt e ardhshëm”.

Kostoja e parashikuar e një “çatie diellore” prej 2.000 metra katrorë është 33.950 dollarë, sipas Tesla, për të cilën Musk tha se duhet të jetë më pak se kostoja e një çatie mesatare që ka të instaluar panele diellore.

Musk komentoi versionin tre të çatisë diellore duke thënë: “Unë mendoj se ky është një produkt i shkëlqyeshëm. Në versionet një dhe dy, ne kishim akoma disa gjëra për të zbuluar. Versioni tre mendoj se është përfundimisht gati për ‘arritjen e madhe’”.

Gjithsesi, sipas Business Insider, Tesla ka pasur disa vështirësi në ekzekutimin e disa prej produkteve të saj diellore në të kaluarën, për të cilat klientët kanë pretenduar se fajësohen për zjarret e çatisë.

Kështu, panelet diellore tradicionale të Tesla-s janë edhe objekt i një procesi gjyqësor të ngritur nga Walmart.

Gjiganti i shitjes me pakicë pretendon se panelet diellore Tesla “kapën” zjarr sipër shtatë dyqaneve Walmart në SHBA. Një gjykatë ka urdhëruar Tesla-n që t’i përgjigjet padisë së Walmartit deri më 8 nëntor. /Telegrafi/