LAJMI I FUNDIT:

Kurti takohet me senatoren de Cidrac: Bashkëpunimi midis Kosovës e Francës mund të thellohen e zgjerohen

Kurti takohet me senatoren de Cidrac: Bashkëpunimi midis Kosovës e Francës mund të thellohen e zgjerohen

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga LVV, Albin Kurti, ka takuar Senatoren dhe Kryetaren e Grupit të Miqësisë së Francës me Ballkanin Perëndimor, Marta de Cidrac.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook.


Kurti tha se ajo i uroi për fitoren në zgjedhjen e 6 tetorit, po ashtu ai bëri të ditur se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi midis Kosovës e Francës mund të thellohen e zgjerohen.

“Më uroi për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe dëshiroi të mësonte më shumë për gjendjen në vendin tonë. Senatores Cidrac ia shpreha mirënjohjen e popullit tonë për përkrahjen e Francës dhe i shpjegova për situatën politike e institucionale, ekonomike e sociale te ne, duke theksuar zotimin e qeverisë sonë për zhvillim e siguri, demokratizim e drejtësi”, ka shkruar ai.