Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është në pritje të vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Gjykatës Supreme dhe do të veprojë në përputhje me vendimet e tyre, ndërsa, pastaj do të ketë mundësi të procedojë për certifikimin e rezultateve përfundimtare.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesat që janë parashtruar në këtë institucion por duhet të pritet edhe Gjykatën Supreme nëse ndonjë ankesë paraqitet në këtë institucion nga pala e pakënaqur me vendimin e PZAP-it.
“Se kur do të ndodhë certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve ne nuk mund ta dimë tani datën e saktë, por e dimë që rezultati i zgjedhjeve certifikohet pasi këto institucione vendosin lidhur me të gjitha ankesat që parashtrohen si dhe pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ndërmarrë të gjitha hapat që i kërkohen përmes këtyre vendimeve”, tha Elezi për Kosovapress.
Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa janë dorëzuar 100 ankesa nga partitë politike dhe kandidatë e tyre për deputet dhe ka kohë 72 orë për t’i shqyrtuar ankesat. Ndërsa, pas këtij afati palët e pakënaqura kanë të drejtë të bëjnë ankesë në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve, pastaj ka kohë 72 orë për të vendosur.
Pas kësaj procedure, KQZ duhet t’i respektojë vendimet e këtyre dy institucioneve dhe pastaj bën certifikimin e rezultateve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'