Pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) shpalli rezultatet përfundimtare subjektet politike kanë dërguar në PZAP 100 ankesa rreth rezultatit. Njohësit e çështjeve politike thonë se nëse këto ankesa janë të argumentuara mirë PZAP-i e Gjykata Supreme do të çojnë në rinumërim total. Mirëpo këtë mundësi e përjashton LVV-ja.
Mazllum Baraliu, njohës i çështjeve politike, ka thënë se procesi i numërimit e i monitorimit ka kaluar mjaft në detaje. Sipas tij, janë trajtuar të gjitha dhe procesi është shteruar në kuptimin juridik dhe ligjor.
Sipas tij, gjithçka varet nga ankesa e Nismës.
“Mbetet të shihet ankesa e Nismës dhe e kandidatëve për deputetë. Mendoj që procesi është i pacenueshëm dhe mendoj që tani në këtë fazë me të drejtë ankesat bëhen dhe shpresoj të trajtohen sa më shpejt e të bëhet certifikimi sa më shpejt”.
Baraliu tha se ka gjasa të vonohet certifikimi nëse ka kërkesa për rinumërim të tërësishëm. Sipas tij, nëse ka prova të mjaftueshme mund të shkohet në rinumërim total,shkruan gazeta “Zëri”.
“Ka gjasa të vonohet certifikimi nëse ka shumë kërkesa për rinumërim dhe për rinumërim të tërësishëm. Nëse PZAP-i sheh se ka prova, atëherë mund të urdhërojë rinumërim edhe në qendra të tjera, përveç atyre që janë rinumëruar”, ka thënë ai.
Ndërkohë, menjëherë pas shpalljes së rezultateve Nisma Socialdemokrate u deklarua se do t’i shfrytëzojë të gjitha instancat ligjore dhe kushtetuese për ankimim.
Florent Spahija, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka thënë se ankesa e Nismës është shkelje ligjore dhe jo kushtetuese.
“Kjo që po kërkon Nisma është shkelje ligjore, nuk është shkelje kushtetuese. PZAP-i ka 72 orë nga momenti që merr një ankesë ta trajtojë. Pasi të shpallet vendimi, 24 orë kohë ka pastaj pala që ta dërgojë në Supreme, e cila ka 72 orë kohë për të vendosur”, ka thënë ai.
Spahija tha se vonesat për certifikim varen nga vendimi që do të sjellë PZAP-i ose Gjykata Supreme lidhur me ankesat.
Ndërkaq i pyetur se a ka gjasa të shkohet në rinumërim të tërësishëm, Spahija tha se ka gjasa. Sipas tij, e gjitha varet nga ankesa e subjektit politik.
“Nëse subjekti politik ka arritur ta dëshmojë para PZAP-it, atëherë edhe PZAP-i s’ka si të vendosë ndryshe përpos rinumërim total”, është shprehur ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t’u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak