LAJMI I FUNDIT:

Galaxy Fold del në tregun kinez, për 5 minuta shiten të gjitha njësitë

Galaxy Fold del në tregun kinez, për 5 minuta shiten të gjitha njësitë

Telefoni i parë i palosshëm i Samsung, Galaxy Fold, po garon drejtpërdrejt kundër të parit të Huawei të këtij lloji, Mate X, në tregun kinez.

Krijuesi i telefonit lansoi zyrtarisht Galaxy Fold në Kinë të Premten.


Korea Herald raporton se Kina është vendi i 24-të ku Galaxy Fold del në treg, duke u shitur për 2,293 dollarë.

Për krahasim, Huawei Mate X, i lansuar në 23 tetor, është i aftë për 5G dhe është vetëm rreth 100 dollarë më i shtrenjtë, me çmim prej 2.400 dollarë.

Raporti citon zyrtarët e industrisë të cilët pretendojnë se porosia fillestare që Samsung përgatiti për Kinën është rreth 20,000 njësi.

Zyrtarët e industrisë gjithashtu pohojnë se Samsung shiti tërë stokun e njësive Galaxy Fold në dispozicion.

Shitësi kinez Jingdong.com tha që pajisja u shit në dy sekonda, ndërsa Samsung konfirmoi që e gjithë porosia u shit në pesë minuta. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Safari është shfletuesi i dytë më i përdorur në botë në desktop

Safari është shfletuesi i dytë më i përdorur në botë në desktop

Teknologji
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Kalo në kategori