LAJMI I FUNDIT:

Po i bënin pyetje, kryebashkiakja “arratiset me vrap” nga gazetarët

Po i bënin pyetje, kryebashkiakja “arratiset me vrap” nga gazetarët

Politikanët në mbarë botën shpesh akuzohen për shmangien e pyetjeve të vështira, por një kryetare lokale në Kili i çoi gjërat në nivel tjetër të enjten duke u “arratisur” nga reporterët.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Evelyn Matthei, kryebashkiake e komunës Providencia në Santiago de Kili, ishte rrethuar nga gazetarët në rrugë që po i bënin pyetje, kur papritmas ajo u largua prej tyre.

Kili është tronditur nga protestat javët e fundit, dhe Matthei ka folur kundër trajtimit të krizës nga qeveria.


Asaj gjithashtu iu kërkua të bëhej një ministër qeverie në riorganizimin e kabinetit të Presidentit Sebastian Pinera, por kundërshtoi qasjen e tij.

E veshur me një jelek të verdhë sigurie, Matthei iku me një vrapim të shpejtë.

“Ajo është larguar”, tha një korrespodent nga kanali lokal Mega. “Ajo nuk dëshiron të flasë më”.

Sipas kanalit, ajo kishte planifikuar të ndihmojë drejtimin e trafikut rrugor. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
E “tradhton” tavolina, prezantueses i dalin në “shesh” të brendshmet (Video)

E “tradhton” tavolina, prezantueses i dalin në “shesh” të brendshmet (Video)

Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme

Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme

Interesante
Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Sa kushton të kalosh një natë në hotelin e vetëm me

Sa kushton të kalosh një natë në hotelin e vetëm me "10 yje" në botë?

Interesante
Kjo video shpjegon arsyen pse aeroplanët shmangin fluturimin mbi Oqeanin Paqësor

Kjo video shpjegon arsyen pse aeroplanët shmangin fluturimin mbi Oqeanin Paqësor

Kalo në kategori