LAJMI I FUNDIT:

Unaza në dorën e këputur i gjendet në barkun e peshkaqenit, britaniku identifikohet nga gruaja e tij – rrëfehen detajet e ngjarjes

Unaza në dorën e këputur i gjendet në barkun e peshkaqenit, britaniku identifikohet nga gruaja e tij – rrëfehen detajet e ngjarjes

Një turist britanik ishte ngrënë nga një peshkaqen në një zonë që konsiderohej e sigurt në Oqeanin Indian – dhe u identifikua nga gruaja e tij të cilit iu tregua unaza e dasmës e gjetur në dorën e tij të ndarë në barkun e bishës.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Richard Martyn Turner, 44 vjeç dhe Verity Turner, nga Edinburgh, po qëndronin në vendpushimin me pesë yje Lux Réunion në Saint-Gilles në ishullin parajsë të Reunion – 100 milje nga Mauritius.


Siç thuhet tutje, nëpunësi civil u raportua i zhdukur nga zonja Turner identifikoi eshtrat e tij pasi u raportua se iu tregua unaza e tij e martesës e gjetur në një gisht të bashkangjitur me dorën e tij të ndarë nga peshkaqeni gati tri metra i gjatë.

Zonja Turner po notonte në një lagunë të përdorur nga turistët që konsiderohej ‘e sigurt’. Por katër peshkaqenë u gjetën duke notuar të dielën, përfshirë atë që e hëngri.

Një ekzaminim pas vdekjes do të zbulojë nëse ai vdiq për shkak të kafshimit të peshkaqenit, ose nëse u mbyt ose pësoi një atak kardiak dhe ishte i vdekur kur u sulmua.

Turner, e cila u transferua në Skoci me Verity nga afër Manchester 15 vjet më parë dhe u martua me partneren e tij në vitin 2014.

Zotëri Turner, i njohur si Martyn, u zhduk të shtunën ndërsa po kalonte kohën në brigjet e Reunion – një territor francez të cilin presidenti Emmanuel Macron vizitoi muajin e kaluar dhe premtoi 1.7 milion funte për të mbrojtur ishullin nga sulmet e peshkaqenëve.

Viktima ende nuk është emëruar zyrtarisht, por burimet lokale thanë se çifti ishte në vendpushimin me pesë yje të hotelit Lux Réunion në Saint-Gilles për ditëlindjen e 40-të të zonjës Turner.

Ata ishin me origjinë nga veriperëndimi i Anglisë, por u transferuan në Edinburgh 15 vjet më parë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Kalo në kategori