LAJMI I FUNDIT:

Administratorët “përplasin” partitë politike në Maqedoni

Administratorët “përplasin” partitë politike në Maqedoni

Deputetët e OBRM-PDUKM-së, akuzuan kolegët e pushtetit se kanë tentuar të mbajnë seancë të Komisionit pa opozitën dhe të bllokojnë dorëzimin e amendamenteve, duke vepruar në mënyrë antiligjore. Por nga LSDM thonë se nuk janë të vërteta akuzat e opozitës, e cila ka qëllim bllokimi e punës së Kuvendit.

“Unë vërtet pyetem dhe i pyes edhe ata, se si ka mundësi arkivi të ketë qeni i mbyllur dhe të jenë dorëzuar mbi 680 amendamente. Akuzojnë se unë si kryetari i komisionit i cili nuk ka të drejtë minimale të udhëheq me shërbimet e Kuvendit, ose dikush nga deputetët ka ndikuar tek shërbimet që të ndërpresin dorëzimin e amendamenteve- tha Aleksandar Kiracovski, LSDM.

Nga OBRM-PDUKM thonë se nuk janë kundër ligjit, por kundër procedurave se si tentohet që ligjit ë miratohet. Ndërsa nga LSDM akuzojnë opozitën maqedonase se, në prag të fillimit të fushatës parazgjedhore, por tenton të bllokojë projektet në interes të qytetarëve.


“Kemi vërejtje, duam të reagojmë me amendamente por problemi është se pushteti i shkel të gjitha procedurat e mundshme dhe thjesht në bazë ditore bën keqpërdorime në këtë parlament- tha Vllatko Gjorçev, OBRM-PDUKM.

“OBRM-PDUKM vazhdon t’i frenojë të gjitha projektet e rëndësishme dhe proceset që janë në interes të qytetarëve. Me siguri para zgjedhjeve, duke menduar se ashtu do të tërheq vëmendjen në opinion për të gjurmuar vota të reja. Ne nuk do ju lejojmë- tha Aleksandar Kiracovski, LSDM.

Propozim Ligji i dorëzuar nga deputetët e shumicës parlamentare, ka qëllim që të avancohen të gjithë nëpunësit në administratë të cilët janë pranuar me shkollë të mesme dhe ndër kohë kanë përfunduar dhe fakultetet. Por nga OBRM-PDUKM njoftojnë se fillimisht kanë dashur të ndërhyjnë vetëm me disa amendamente për disa vërejtje. Por më pas kanë dorëzuar mbi 900 amendamente me arsyetimin se pushteti ka shkelur ligjet për procedurën e miratimit të ligjit. Pas përplasjeve verbale mes deputetëve të LSDM dhe OBRM-PDUKM-së, kryetari i Komisionit Aleksandar Kiracovski e ndërpreu seancën, duke mos caktuar vazhdimin e saj.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori