LAJMI I FUNDIT:

Angelina Jolie dhe kasti i filmit “The Eternals” evakuohen pasi një bombë gjendet në sheshxhirim

Angelina Jolie dhe kasti i filmit “The Eternals” evakuohen pasi një bombë gjendet në sheshxhirim
Angelina Jolie (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Angelina Jolie dhe Richard Madden ishin ndër anëtarët e kastit të evakuuar nga grupi i filmit “The Eternals”, pasi në sheshxhirim u gjet një bombë, thuhet sipas raportimeve.

Kasti dhe ekuipazhi i filmit u morën për siguri në Fuerteventura, Ishujt Kanarie, pasi u gjet pajisja e pashpërthyer dhe ekspertët e asgjësimit të bombave u thirrën në vendngjarje, shkruan The Independet.


Një burim nga stafi i tha The Sun: “Ishte tmerruese – bomba mund të kishte qenë atje për dekada e paprekur, por kush e di se çfarë mund të kishte ndodhur nëse do të shpërthente”.

Ende nuk dihet se ku e kishte origjinën bomba apo si arriti në Fuerteventura.

Megjithatë ishulli ishte përdorur më parë si një bazë ushtarake gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Filmi i ardhshëm, i cili në kastin e tij ka gjithashtu yllin e famshëm Kit Harington, përqendrohet rreth një race të qenieve të pavdekshme që jetuan në tokë dhe formësuan historinë dhe civilizimet e saj.

“The Eternals” do të dalë në kinema në Mbretërinë e Bashkuar, në 6 nëntor 2020. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Moment i sikletshëm për Eglën - Graciano Tagani i hipën sipër dhe e përqafon

Moment i sikletshëm për Eglën - Graciano Tagani i hipën sipër dhe e përqafon

Magazina
Kalo në kategori