LAJMI I FUNDIT:

Pse shumica prej nesh frikësohemi të biem në dashuri

Pse shumica prej nesh frikësohemi të biem në dashuri

Rënia në dashuri mund të jetë gjë mjaft sfiduese.

Shumica e njerëzve flasin se çfarë ndjenje e mirë është kur e takojnë dikë të veçantë, por dashuria i ka edhe të metat e veta, transmeton Telegrafi.


Dashuria faktikisht kërkon që t’i tejkalojmë disa frika të vërteta të cilat i kemi që të gjithë.

Më poshtë i keni disa arsye të cilat mund të jenë duke ju parandaluar që të bini në dashuri.

Keni frikë të kërkoni ndihmë

Shfaqja e anës emocionale është e vështirë sepse shumica prej nesh supozojmë që tjerëve u pëlqejnë njerëzit pa të meta.

Por, janë pikërisht ato të meta të cilat na bëjnë personat që jemi, shkruan Bright Side.

Nuk mund të imagjinoni të jeni me një person për tërë jetën

Sigurisht se është e vështirë të imagjinoni ta shpenzoni pjesën e mbetur me një person, e posaçërisht tani kur ka shumë opsione që janë të pranueshme në shoqëri.

Jeni të frikësuar nga përsëritja e gabimeve të së kaluarës

Disa njerëz kanë pasur rrugëtime të vështira, e disa tjerë jo.

Është shumë e vështirë ta tejkaloni bagazhin emocional dhe partneri/ja i ri nuk nënkupton domosdoshmërish fillim i ri sepse mund t’i përsërisni prapë gabimet e njëjta që i keni bërë në lidhjet e kaluara.

Jeni tip që ju pëlqen vetmia

Nëse jeni introvert, me siguri se e dini për çka e kemi fjalën.

Shoqërimi me njerëz, në veçanti me grupe të mëdha, mund të jetë gjë e lodhshme.

Rënia në dashuri ju kërkon të shpenzoni shumë kohë dhe energji në dikë.

Nuk ju pëlqen të merrni vendime të rrezikshme sepse e keni jetën mirë tani

Dashuria sjell ndryshime dhe beqaria nuk është gjithmonë gjë e keqe.

Keni punuar shumë për një pozitë të mirë në punë, keni një rrjet të gjerë të shoqërisë dhe keni apartament të mirë.

Këto gjëra janë të vlefshme dhe frikësoheni se do t’i humbni. /Telegrafi/