Disa gjëra janë mirë të lihen mënjanë dhe të shmanget diskutimi i tyre në ambientin e punës ku punoni.
Telegrafi iu sjell disa çështje rreth të cilave nuk duhet të diskutoni me shefin apo menaxherin tuaj.
Prirjen tuaj për biznes
Është mirë të keni një hobi dhe nuk ka asgjë të keqe nëse hobi juaj ju bën ju një fitimtar. Ajo që nuk është mirë është të shisni shërbimet tuaja drejtuesit tuaj dhe shokëve të tij.
Jeni të lodhur pasi keni studiuar deri vonë
Do të ishte normale nëse do të shprehnit lodhjen tuaj në punë për shkak se keni punuar në shërbim të punës deri vonë jashtë orarit, madje kjo gjë mund t`iu shtojë vlera si punonjës dhe mund të ndikojë në ngritjen tuaj në detyrë. Por kjo nuk është aspak në rregull të ankoheni për shkak se keni qëndruar deri vonë për të studiuar për një provim. Ndoshta drejtuesit tuaj nuk i intereson se ju po përpiqeni të bëni karrierë dhe për më tepër nëse do të ishte në një fushë tjetër, për aq kohë sa ju tregoni lodhje dhe mungesë përqendrimi tek puna aktuale.
Detaje të vizitës te doktori
Nëse ju nevojitet një ditë pushim pasi nuk ndjeheni mirë, mund ta kërkoni atë, madje ju mund të ndani diçka që mund të jetë e vogël apo serioze, nëse dëshironi. Por shmangni çdo informacion që mund të krijojë një imazh të pakëndshëm në mendjen e shefit tuaj, përcjell Telegrafi.
Arsyen e vërtetë pse jeni larguar nga puna e fundit
Arsyet pse jeni larguar nga puna e fundit mund të jenë shumë dhe të arsyeshme. Por një arsye jo e mjaftueshme dhe që do të dëmtonte marrëdhënien tuaj me shefin do të ishte synimi për të kërkuar një punë më të lehtë dhe më pak sfiduese.
Ashtu si gënjeshtrat mund të dëmtojnë seriozisht marrëdhënien me shefin tuaj, po ashtu edhe sinqeriteti dhe të treguarit e gjërave që ju mund t’i ndani vetëm me miqtë tuaj mund të jenë të dëmshme në raportet mes eprorëve të tu. Edhe nëse keni një lidhje të ngushtë me shefin, një rregull i artë do të ishte të tregoni më tepër se ç’duhet atëherë kur është rasti dhe është në interes të të dy palëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova