LAJMI I FUNDIT:

U përfshinë në përleshje, gjykata i dënon me burg tre të akuzuarit

U përfshinë në përleshje, gjykata i dënon me burg tre të akuzuarit
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Sh. B., N. B. dhe S. B.

“Të akuzuarit me datë 01.09.2016 rreth orës 12:00 minuta në fshatin Zhegovc, pas një mosmarrëveshje verbale me të dëmtuarin S. Q. zyrtar në Agjencionin Pyjor të Kosovës, fillimisht kanë pasur një zënkë verbale, më pas ka rezultuar me konflikt fizik, me ç’rast i dëmtuari nxjerrë revolen dhe shtënë në ajër, me qëllim të frikësimit, i akuzuari N. B. i vërsulet duke u kacafytur, më pas ndërhyjnë edhe të akuzuarit Sh. B. dhe S. B. Gjatë përleshjes i akuzuari Sh. B. ka arritur të marr revolen nga i dëmtuari dhe godet 3 – 4 herë në pjesën e përparme të hundës dhe në regjionin mollëzor të djathtë të fytyrës, me çka është dashur të marr tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).


Me këto veprime i akuzuari Sh. B., ka kryer veprat penale “lëndim i rëndë trupor” ndërsa të akuzuarit S. B. dhe N. B. kanë kryer veprën penale “pjesëmarrja në rrahje”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Sh. B. duke e dënuar me 2 (dy) vite burgim dhe dënim me gjobë në shumën prej 500 Euro.

Ndërsa të akuzuarit N.B. dhe S. B. ka gjykuar me nga 10 (dhjetë) muaj burgim, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë të aktgjykimit”, thuhet nw njoftimin pwr media.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori