LAJMI I FUNDIT:

Gjonaj shkakton ‘tërmet’ në burgje, ndryshon shefat e policisë

Gjonaj shkakton ‘tërmet’ në burgje, ndryshon shefat e policisë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka bërë ndryshime rrënjësore në burgjet në vend.

Burime të besueshme për Top Channel pranë ministrisë së Drejtësisë bëjnë me dije se Gjonaj ka ndryshuar të gjithë shefat e policisë së burgjeve.

Mësohet se kjo rrokadë vjen me qëllimin për të rritur sigurinë në burgje dhe shtrëngimin e masave tha një burim i sigurt për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha.


Ndërkohë të gjithë të larguarit do zëvendësohen me të tjerë.