LAJMI I FUNDIT:

Kur gruaja në Amerikë nuk kishte drejtë të votonte

Kur gruaja në Amerikë nuk kishte drejtë të votonte

E ashtuquajtura ”veprimtare për të drejtën e votimit”, Susan B. Anthony, para 147 viteve, konkretisht më 3 nëntor të vitit 1872, u përpjek të votonte në zgjedhjet presidenciale, por u arrestua për shkak të kësaj orvajtjeje.

Ajo kishte provokuar me qëllim arrestimin e saj në New York për të fituar publicitet për kauzën e të drejtave të grave për të votuar.


Ajo u nxor para gjyqit, u shpall fajtore dhe u gjobit me 100 dollarë se ishte përpjekur të votonte. Pas kërcënimit të saj për të mos e njohur vendimin e gjyqit dhe për të mos paguar gjobën, gjykatësi u shpreh se ajo mund të falej, po qe se do të largohej menjëherë nga shteti i New Yorkut.

Susan B. Anthony ishte një veprimtare e fuqishme për të drejtën e grave për të votuar. Ajo nuk mori parasysh fyerjet e vazhdueshme personale gjatë fushatës së saj gati gjysëm-shekullore për të drejtën e grave për të votuar.

Ajo e vazhdoi punën e saj për të drejtat e grave deri kur mbylli sytë në vitin 1906 në moshën 86-vjeçare. Fushata e saj përgatiti terrenin për miratimin në vitin 1920 të Amendamentit 19-të të Kushtetutës Amerikane, i cili u jep grave amerikane të drejtën për të votuar.

Në trend Botë

Më shumë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Kalo në kategori