Ministria e Drejtësisë ka organizuar sot Kuvendin e themelimit të Odës së Ndërmjetësuesve, me ç’rast u tha se ndërmjetësimi në Kosovë ka mundësuar zgjedhjen e më shumë se 6 mijë rasteve gjyqësore deri në fund të vitit 2018.
Në Kuvendin e themelimit të Odës së Ndërmjetësuesve, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Qemajl Marmullakaj, u shpreh se pozita e ndërmjetësuesit paraqet një rol shumë të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë dhe qasjes më të lehtë të qytetarëve në drejtësi.
Ai bëri të ditur se ndërmjetësimi ka mundësuar zgjedhjen e më shumë se 6 mijë rasteve deri në fund të vitit 2018 të referuara nga Gjykatat dhe Prokuroritë Themelore.
“Pozita e ndërmjetësuesit paraqet një rol shumë të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë dhe qasjes më të lehtë të qytetarëve të Republikës së Kosovës në drejtësi. Si një mekanizëm alternativ ndërmjetësimi në Kosovë ka një bazë të mirë ligjore, që ofron qytetarëve zgjedhje më të shpejtë. Pozita aktuale e ndërmjetësimit në Kosovë si tërësi ka ndikuar në ngritje të numrit të rasteve të referuara. Ndërmjetësimi ka mundësuar zgjedhjen e më shumë se 6 mijë rasteve deri në fund të vitit 2018 të referuara nga Gjykatat dhe Prokuroritë Themelore, duke shkarkuar dhe ndihmuar gjyqësorin edhe ashtu të ngarkuar në zgjedhjen e rasteve në forma alternative”, tha ai.
Ai tha se Ministria e Drejtësisë do t’i kushtojë vëmendje të posaçme profesionit të ndërmjetësimit dhe se do të angazhohet më shumë në përmirësimin e cilësisë së ndërmjetësimit e qasjes në drejtësi.
Kurse, drejtori i programit të USAID-it- Drejtësia Komerciale, Chris Thompson tha se qëllim i programit është përmirësimi i perceptimit të bizneseve dhe qytetarëve ndaj korrupsionit.
“Jemi këtu si projekt njëri prej qëllimeve kryesore është t’i shmangim dhe t’i zvogëlojmë të gjitha mundësitë të cilat e parandalojnë korrupsionin. Gjithashtu të përmirësojmë perceptimin e bizneseve dhe qytetarëve ndaj korrupsionit, duke përmirësuar kështu legjislaturën e drejtësisë komerciale. Duke fuqizuar kështu përmbarimin e aktgjykimeve dhe legjislacionin komercial. Ne jemi shumë të gëzuar që kemi kolegë profesional dhe ka ekspertizë të mjaftueshme, andaj ne si projekt ofrojmë vetëm asistencë teknike, nuk ofrojmë fonde apo grante. Emri i projektit tonë është ‘Drejtësia komerciale’ dhe fokusin kryesor e kemi në drejtësinë komerciale, mirëpo duke përfshirë këtu edhe qasjen në ndërmjetësim”, u shpreh ai.
Ai ka thënë se do të vazhdojnë të mbështesin dhe të ndihmojnë ndërmjetësimin, duke theksuar se do të mbështesin Ministrinë e Drejtësisë në zhvillimin e udhëzimeve administrative.
“Ne do të vazhdojmë ta ndihmojmë dhe ta mbështesim ndërmjetësimin, duke e zhvilluar dhe duke e mbështetur Ministrinë e Drejtësisë në zhvillimin e udhëzimeve administrative dhe rregulloreve. Gjithashtu, ta ndihmojmë Ministrinë e Drejtësisë në zhvillimin e profesionalizmit në ndërmjetësim. I ofrojmë gjykatave mbështetje në referimin e rasteve në ndërmjetësim, gjithashtu i udhëzojmë në procedura në procese si pjesë e referimit të rasteve në Gjykata. Do të bëjmë çmos që të ngrisim vetëdijen dhe të edukojmë publikun dhe qytetarët në ndërmjetësim, promovimin e tij si një metodë alternative për zgjedhjen e mosmarrëveshjeve”, tha ai.
Ai tha se pret nga Oda e Ndërmjetësuesve që të jetë një organ vetëqeverisës dhe të fokusohet në përmirësimin e imazhit të ndërmjetësimit në Kosovë.
Mision tjetër i Odës ai tha se duhet të jetë që të ofrojë qasje në drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Kuvendi i themelimit të Odës së Ndërmjetësuesve do të zgjasë gjithë ditën, ku pritet të zgjidhen anëtarët e bordit dhe kryetari i Odës./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFranca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City