Duket thjeshtë nga jasht, por brenda gjendet një hapësirë komode, me gjithçka që nevojitet.
Të blerit e një furgoni për kamping dhe nisja për në aventurë, është një gjë shumë e mirë, transmeton Telegrafi. Madje, të gjithë janë paksa xhelozë për ata, që kanë mundësi të kenë një makinë të tillë dhe të përjetojnë eksperienca sa më shpesh që munden.
Ndërtimi i një shtëpie në rrota, është një tjetër aventurë, të cilën e demonstron kjo video nga Exploring Alternatives në YouTube.
Deri më tani, kemi parë shumë furgonë që janë përshtatur sa më mirë, mirëpo ky rast dallon prej tjerave, pasi është bërë zgjidhje e thjeshtë, për një pako shumë komplete.
Mat dhe Danielle janë bashkëshortët që kryen punimet, për shndërrimin e këtij Ford Transit të prodhuar më 2015. Kur themi kryen punime, bëhet fjalë për të gjitha angazhimet e mundshme prej asgjëje, në kthimin e një hapësire, ku gjithçka që nevojitet ndodhet aty.
Përfshirë krijimin e një kuzhine me një lavaman funksional, një banjë, një shtrat që mund të shndërrohet në divan dhe hapësirë për ngrënie, si dhe kutitë e shumta që gjinden në të gjithë furgonin.
Bidonët që zënë deri në 45 litra ujë të freskët, mund të nxirren edhe nga pjesa e jashtme, apo të mbushen nëpërmjet një gypi, pa pasur nevojë të lëvizen. Derisa shtrati mund të lëvizet në disa pozicione në ndryshme, për të krijuar ambientet e dëshiruara, vetëm nëpërmjet litarëve.
Në tavan është i vendosur paneli për mbledhjen e energjisë diellore, si dhe një ventilator për hyrjen e ajrit të freskët, këto janë ndër të vetmet teknologji të larta, që i shohim në këtë furgon.
Gjithçka është bërë me nivel të ulët teknologjie, por në formën më të mirë të mundshme, sepse punimet më shumë janë përqendruar në akomodimin e hapësirës për qëndrimin dhe sigurimin e pajisjeve elementare për jetesë.
Shëtitja dhe pushimi me këtë furgon, si dhe përjetimi që ofrohet gjatë lëvizjes, janë qëllimet për të cilat u ndërtua ky furgon atraktiv. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVersioni i Mansory i Rolls-Royce Phantom nuk është për shijen e të gjithëve
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Çfarë domethënie kanë numrat dhe shkronjat në goma?
Renault ul çmimet
Audi rifreskon modelin A4 Allroad Quattro
Jeep Renegade vjen me ndryshime teknologjike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe