LAJMI I FUNDIT:

Fillon procesi i numërimit të 4 mijë e 670 pakove të ardhura me vonesë nga diaspora

Fillon procesi i numërimit të 4 mijë e 670 pakove të ardhura me vonesë nga diaspora

Ka filluar procesi i numërimit të  fletëvotime të ardhura nga diaspora.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media ka thënë se duke u mbështetur në vendimin e Gjykatës Supreme, janë aprovuar 4 mijë e 670 pako, ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 212.


“Pas vendimit të Gjykatës Supreme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me procedimin konform vendimit të kësaj gjykate. Fillimisht, meqenëse bëhet fjalë për fletëvotime nga jashtë vendit, kemi filluar me procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime. Procesi i vlerësimit është i domosdoshëm pasi vetëm në këtë mënyrë ne arrijmë të vërtetojmë nëse pakoja me fletëvotim është dërguar nga personi i regjistruar suksesshëm si votues jashtë vendit. Gjithashtu, në këtë proces ne arrijmë të dimë nëse brenda një dërgese ka më shumë se një pako me fletëvotime. Pra, duke u mbështetur në vendimin e Gjykatës Supreme, janë vlerësuar 4 mijë e 639 pako të supozuara me fletëvotime dhe në fund kemi 5 mijë e 882 pako me fletëvotime të individualizuara. Pas vlerësimit të tyre janë aprovuar 4 mijë e 670, ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 212”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.

Elezi ka përmendur disa arsye të refuzimit të këtyre pakove.

“Arsyet e refuzimit të tyre kategorizohen në 5 grupe si në vijim: • 535 raste kur kanë dërguar pako me fletëvotime persona që nuk janë regjistruar suksesshëm si votues në listën votuese jashtë Kosovës; • 115 raste janë kur kanë dërguar pako me fletëvotime persona që janë refuzuar për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës; • 128 raste të tjera që kanë dërguar fletëvotime persona që nuk kanë dërguar kopje të dokumentit për t’u identifikuar; • 159 raste kur personat kanë dërguar fletëvotime më shumë se një herë; dhe • 275 raste kur personat që kanë dërguar fletëvotime kanë pasur kopje të dokumentit me afat të skaduar. Pra, vetëm zarfet e supozuara me fletëvotime do të numërohen këtu në QNR, e që janë gjithsej 4 mijë e 670”, ka thënë ai.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një njoftimi ka theksuar se sekretariati i KQZ nuk po zbaton vendimin e Gjykatës Supreme.

VV: Sekretariati i KQZ-së nuk po e zbaton vendimin e Gjykatës Supreme, edhe 1700 pako me fletëvotime i kanë lënë jashtë numërimit
Lexo po ashtu VV: Sekretariati i KQZ-së nuk po e zbaton vendimin e Gjykatës Supreme, edhe 1700 pako me fletëvotime i kanë lënë jashtë numërimit

LVV në një njoftim në faqen zyrtare Facebook ka shkruar se Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Enis Halimi, nuk po i lejon që të gjitha pakot me fletëvotime të trajtohen, por vetëm një pjesë prej tyre duke lënë jashtë procesit të numërimit 1700 pako me fletëvotime.

Ndryshe Gjykata Supreme miratoi ankesën e LVV-së për numërimin e 4,639 fletëvotimeve të votuesve jashtë Kosovës, në zgjedhjet e 6 tetorit.

Në këtë vendim është anuluar vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i cili e kishte refuzuar si të pabazuar ankesën e LVV-së për numërim./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori