LAJMI I FUNDIT:

Tri arsye pse po ju duket se asgjë nuk po ju bën të lumtur

Tri arsye pse po ju duket se asgjë nuk po ju bën të lumtur

Siç ka thënë edhe Jim Loehr, “Paraja mund të mos jua blejë lumturinë, por lumturia mund t’ju ndihmojë të pasuroheni”.

A ndiheni ndonjëherë se duhet të jeni më të lumtur?


Nga jashtë mund të dukeni të suksesshëm e të lumtur, por brenda ndiheni të dëshpëruar dhe duket se lumturia për ju është e paarritshme, transmeton Telegrafi.

Siç tregojnë ekspertët, ka disa arsye se përse mund të jeni duke u ndjerë kështu.

E keni adaptuar idenë e dikujt tjetër të lumturisë

– A e keni një veturë të mirë, por e dëshironi një edhe më të mirë?
– A keni menduar ta blini një banesë apo shtëpi të re edhe pse aktualja është e përsosur?
– A e keni një partner/e të mahnitshëm por nuk ndaleni së kritikuari të metat e tij?

Këto mund t’i bëni për shkak se keni rënë pre e konceptit të Hollywood-it për sukses, lumturi dhe perfeksion.

Prandaj mos u joshni nga reklamat dhe imazhet filmike të jetës së mirë.

Nëse nuk jeni të lumtur tani, ju duhet t’i zbuloni arsyet e vërteta.

Jeni duke u sjell sikurse të ishit ende në shkollë të mesme

Nëse çdo kush është duke akumuluar më shumë e më shumë, ju ndiheni në presion që të mos mbetni mbrapa.

Prandaj është e rëndësishme që të keni kujdes se çfarë shoqërie zgjedhni dhe të mos fokusoheni në gjërat materialiste, por të bëheni më të përqendruar që të bëni ndryshim në botë.

Ju besoni se lumturia arrihet pasi ta përmbushni një synim

– “Nëse bëj më shumë para, do të jem i lumtur”
– “Nëse e blej shtëpinë e ëndrrave, do të jem i lumtur”
– “Nëse e largoj peshën e tepërt, do të jem i lumtur”

Jeni duke e mashtruar veten nëse mendoni se posedimi i radhës monetar apo materialist do të jetë bileta drejt gëzimit.

Ju duhet të keni synime, por lumturia nuk duhet të jetë e lidhur për ato qëllime. Ju duhet të jeni të lumtur para se t’i arrini qëllimet. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Funksioni sekret i trekëndëshave të vegjël në aeroplan, pak njerëz e dinë këtë

Funksioni sekret i trekëndëshave të vegjël në aeroplan, pak njerëz e dinë këtë

A e dini se...
Pse duhet të vendosni folie alumini në dorezat e dyerve sa herë që largoheni nga banesa?

Pse duhet të vendosni folie alumini në dorezat e dyerve sa herë që largoheni nga banesa?

A e dini se...
Hëna e plotë në Shigjetar: Ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Hëna e plotë në Shigjetar: Ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Lifestyle
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Shtatë gjëra që ndoshta nuk i dinit për shenjat e gishtave

Shtatë gjëra që ndoshta nuk i dinit për shenjat e gishtave

Lifestyle
Këto shenja të horoskopit e kanë fiksim të “fusin hundët” dhe të kontrollojnë telefonin e partnerit

Këto shenja të horoskopit e kanë fiksim të “fusin hundët” dhe të kontrollojnë telefonin e partnerit

Astrologji
Kalo në kategori