LAJMI I FUNDIT:

Pacolli pjesë e konferencës së 38-të të ministrave të vendeve anëtare të Frankofonisë

Pacolli pjesë e konferencës së 38-të të ministrave të vendeve anëtare të Frankofonisë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, po merr pjesë në Konferencën e 38-të të ministrave të vendeve anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.

“Në margjinat e kësaj konference janë parapare të zhvillohen edhe shumë takime bilaterale mes ministrave te jashtëm të hapësirës frankofone. Kosova u anëtarësua për herë të pare në Frankofoni si anëtare vëzhguese në vitin 2014, ndërsa në tetor te vitit të kaluar iu ngrit statusi në anëtar të asociuar.


Që nga anëtarësimi i Kosovës si anëtar vëzhgues në vitin 2014 në Samitin e Frankofonisë në Dakar, Kosova ka bërë përpjekje të shumta për promovimin e gjuhës frënge dhe Frankofonisë. Bashkëpunime të reja dhe të rëndësishme janë krijuar në nivel universitar, sidomos pas anëtarësimit të Universitetit të Prishtinës në Agjencinë Universitare Frankofone”, thuhet në njoftimin për media.

Më tej, Kuvendi i Kosovës i është bashkuar vitin e kaluar Asamblesë Parlamentare Frankofone, gjë që do kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet deputetëve kosovarë dhe deputetëve të vendeve tjera frankofone në çështje të interesit të përbashkët për rajonin tonë, siç janë zhvillimi dhe promovimi i vlerave të demokracisë, paqes dhe diversitetit kulturor e linguistik. /Telegrafi/