Në Prishtinë ka filluar nënshkrimi i peticionit kundër ndërtimit të hidrocentraleve të vogla në Kosovë.
Me moton ”Uji në gypa, milionat në xhepa”, po synohet që nëpërmjet peticionit të ndalet degradimi i ambientit me ndërtimin e hidrocentraleve.
Shkatërrimi i vazhdueshëm i resurseve natyrore nga të gjithë ata që abuzojnë dhe shfrytëzojnë resurset e vendit për përfitime individuale, qofshin vendimmarrës apo investitorë, ka shtyrë disa OJQ që të organizojnë një aksion për mbledhjen e nënshkrimeve që të parandalohet ndërtimi i hidrocentraleve.
Diana Metushi Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha se qëllimi i këtij peticioni është t’i bëjnë thirrje Qeverisë së ardhshme që t’i ndalin punimet në 20 proceset për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla.
“Për muaj me radhë zëri i qytetarëve ka ra në vesh të shurdhër të Ministrisë së Mjedisit, fatkeqësisht të gjithë e dimë se kriza kryesore në Kosovë që kemi janë ujërat e mjaftueshme. Qeveria jonë,Ministria e Mjedisit po lejon shkatërrimin e lumenjve për interesa për përfitime të disa bizneseve, po jo përfitimin e gjithë qytetarëve. Duke e marrë parasysh që Ministria e Mjedisit deri më tani nuk ka marre parasysh asnjë nga kërkesat e banorëve dhe shoqërisë civile të cilët kanë qenë mjaft të zëshëm muajve të fundit, ne si shoqëri civile në koalicion prej 8 organizatave sot kemi filluar peticionin në mbarë Kosovën kemi shtande në të gjitha qytetet e mëdha, dhe duam t’i bëjmë me dije Qeverisë që nuk është zëri vetëm i disa fshatarëve që i ka prek direkt por është zëri i gjithë Kosovës”, tha Metushi-Krasniqi.
Ajo ka ftuar të gjithë qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin, i cili sipas saj do t’i dërgohet Qeverisë dhe Kuvendit në mënyrë që kjo çështje të mos mbetët dytësore, por të merr tretmanin e duhur parësor.
Remzi Reka nga organizata për Mjedisin tha se kjo organizatë qe 3 vjet po lufton dhe organizon protesta për ruajtjen e mjedisit.
“Organizata jonë qysh para 3 viteve ka ngrit zërin përmes protestave dhe nuk është ndal deri sot, është rast i mirë që një bashkim i organizatave jo qeveritare, që jemi bashkuar tash t’i kundërvihemi kësaj të keqe, kësaj masakre të mjedisit që vërtetë të mos lejohen më ato që janë në plan të ndërtohen. Ne kërkojmë një sqarim rreth lejeve të pa ligjshme që janë lëshuar deri tash”, tha Reka.
Njëri nga nënshkruesit e peticionit Fatmir Zhdrella tha se qytetarët duhet të jenë më të vetëdijshëm dhe të mos e lënë këtë çështje të kalojë vetëm me një postim ne Facebook që ‘ne nuk pajtohemi’, por të jenë më të qartë në kërkesat jetësore.
“Pavarësisht se ne nuk jetojmë përskaj burimeve të cilat lidhen pikërisht me këto zona ku do të ndërtohen apo pretendohet të ndërtohen hidrocentralet, mendoj se është shumë e nevojshme dhe të gjithë qytetarët e Kosovës të jen njëzëri që të moj lejojnë të degradohen burimet ujore, edhe ashtu që në Kosovë janë të pakta, që të ndërtojnë hidrocentrale për teke dhe për përfitime personale të njerëzve”, tha Zhdrella.
Mbledhja e nënshkrimeve do të zgjasë dy javë dhe do të bëhet në shtatë komunat e mëdha të Kosovës. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë