Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se mund të publikojë pamjet e aksionit për vrasjen e liderit të Shtetit Islamik, Abu Bakr Al Baghdadi, në mesin e shumë pikëpyetjeve pas mënyrës se si ai e përshkroi atë.
“Ne po e mendojmë këtë. Mund ta bëjmë. A po e mendoj unë publikimin e pamjeve video të aksionit? Po. Ne mund të marrim disa pjesë të saj dhe ta publikojmë”, ka thënë Trump.
Vetë Trump e ndoqi operacionin e forcave speciale për vrasjen e al Baghdadit përmes pamjeve të një droni ndërkohë që marinsat nuk kishin kamera në trup, thanë zyrtarë të ushtrisë dhe inteligjencës.
Trump e njoftoi suksesin e aksionit në një konferencë për shtyp duke thënë se Baghdadi kish vdekur duke qarë dhe duke u çjerrë si një qen dhe si një frikacak.
Ai i cilësoi imazhet video që kish parë si diçka të jashtëzakonshme dhe se ishte sikur po shihje një film. Helikopterët dërguan forcat speciale amerikane në vendin ku Baghdadi ishte fshehur, afër Idlibit në Sirinë veriperëndimore.
Në anën tjetër të botës, përcjell tch, Trump ndiqte aksionin në kohë reale përmes një lidhjeje video ndërsa trupat kishin rrethuar shtëpinë dhe e kishin detyruar militantin e shumëkërkuar të vraponte, në hapat e fundit të jetës së tij, para se të hidhte veten në erë.
Pamjet shfaqeshin në disa ekrane video në dhomën e emergjencave në shtëpinë e bardhë.
Sidoqoftë, burime ushtarake thanë se presidenti nuk ka mundur të shohë se çfarë ka ndodhur brenda shtëpisë apo momentin kur Al Baghdadi vrapoi drejt tunelit pa krye bashkë me tre fëmijët e tij.
Po ashtu nuk ka pasur as audio gjatë aksionit ndaj për tu njohur me detajet, Trump do të ketë pasur nevojë për raportime direkte nga komandot që morën pjesë në operacion apo përmes zinxhirit të komandës ushtarake.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë
Amerikanja gogësiu aq fort, sa që e 'theu qafën' - katër mjekë mezi ia sollën në vend nofullën
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë