Kush duhet të kontrollojë kompanitë private të cilat shumë herë kanë bërë gabime skandaloze në përkthimin e etiketave të produkteve, apo tabelave reklamuese? Me hyrjen në fuqi të Ligjit të Gjuhëve, kjo dilemë nga dita në ditë po del në pah edhe më shumë. Ligji për përdorimin e gjuhëve në nenet e tij përmend vetëm institucionet shtetërorë, por jo edhe ato private edhe pse në nenin 1 të këtij ligji theksohet qartë se gjuhë e dytë zyrtare është edhe ajo që e flasin 20% e popullsisë në vend.
Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve, Ylbër Sela, thotë se ky institucion nuk është përgjegjës për kompanitë private, por nëse të njëjtat do të kërkojnë asistencën e tij edhe do ta marrin. Megjithatë ai thekson se gabime të tilla do të evitohen në të ardhmen nëse do t’i jepet rëndësi maksimale mësimit të gjuhës shqipe në mënyrë të saktë që në arsim fillorë.
” Tani nuk kam të drejtë unë të përzihem në punën e kompanive, por kompanitë tani duhet ta kuptojnë realitetin. Ka oda ekonomike në Maqedoni, ka Ministri të Ekonomisë, ka shumë institucione me të cilat mund të bashkëpunojnë. Kompanitë private duhet ta kuptojnë realitetin, sepse Gjuha Shqipe tashmë është zyrtare. Nga viti i ardhshëm do të fillojë edhe implementimi i fazës së dytë të saj. Besoj se nëse ato nuk e zbatojnë do të hasin në reagimet e konsumatorëve të tyre, do të shkojnë në humbje dhe do t’u dështojë biznesi- deklaroi Ylber Sela- drejtor i Agjencisë së Gjuhëve.
Në mesin e gabimeve të shumta, pak ditë më parë ajo vëmendjen më të madhe e mori një tabelë e një supermarketi në vend ku në mesin e gabimeve të shumta më tepër binte në sy përkthimi i fjalës konsumatorë në “KOSHUMOSHUR”. Revolta e konsumatorëve shqiptarë të këtij supermarket u shpalos në rrjetet sociale edhe përmes batutave të shumta. Pak dit më vonë drejtuesit e supermarketit e zëvendësuan tabelën me një tjetër e cila përmban sërish gabime, por jo aq katastrofale sa tabelën e parë./alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City