LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Më 28 Nëntor do t’i ndahet çmimi Heroina e Qytetit, Shyhrete Tahiri Sylejmanit

Haziri: Më 28 Nëntor do t’i ndahet çmimi Heroina e Qytetit, Shyhrete Tahiri Sylejmanit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim Shyhrete Tahiri Sylejmani, e cila ditë më parë e denoncoi kallëzimin penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës, si viktimë e mbijetuar e dhunës seksuale të luftës së fundit.

Kryetari Haziri, pasi shprehu keqardhje për tmerrin që ka përjetuar në luftë, e ka përgëzuar zonjën Tahiri Sylejmani për guximin dhe heroizmin e treguar në publik, për zbardhjen pjesës së rëndë dhe të errët që e ka kaluar populli i Kosovës në luftën e fundit.


Haziri tha zonja Shyhrete Tahiri Sylejmani do ta ketë gjithmonë përkrahjen e gjilanasve, ndërkaq ka njoftuar se do ta iniciojë vendimin për ndarjen e çmimit Heroina e Qytetit më 28 Nëntor të këtij viti.

Ndërsa, Shyhrete Tahiri Sylejmani e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe mbështetjen e ofruar nga ana e tij, sikurse edhe mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Gjilanit dhe të familjarëve.

Në këtë takim, kreu i Gjilanit ka informuar se do ta iniciojë edhe vendimin për ndarjen e çmimit Heroina e Qytetit edhe për tri gratë e dëshmorëve, Hyrije Baftiu, Fatime Ahmeti dhe Mevlide Hyseni.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori