LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Autostrada e Dukagjinit nuk ishte premtim elektoral, ajo do të ndërtohet

Lekaj: Autostrada e Dukagjinit nuk ishte premtim elektoral, ajo do të ndërtohet

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Pal Lekaj,  ka deklaruar se Autostrada e Dukagjinit nuk ka qenë vetëm premtim elektoral i Qeverisë Haradinaj, porse ajo do të ndodhë, pavarësisht ndryshimeve në qeveri.

“Projekti i Autostradës së Dukagjinit nuk qenë vetëm premtim elektoral i Qeverisë Haradinaj. Ky projekt, edhe sot faqebardhë ju them se, do të ndodhë. Ky projekt është gjigand në të mirë nacionale dhe ndërshtetërore dhe normalisht që drejtpërdrejt ndikon në jetën e 650 mijë qytetarëve të asaj zone të Kosovës”, deklaroi Lekaj, për ‘RADIO 1’.

Ministri Lekaj më tutje ka shtuar se projeksioni dhe obligimet nga ministrore dhe qeveritare janë kryer si dhe ka treguar për shumën e zotuar dhe planifikuar të fazës së parë.


“Janë 70 milionë euro të planifikuara për vitin e ardhshëm për Autosradën e Dukagjinit. Nga ana ministrore dhe qeveritare çështja ka hyrë në binarë. Gjithçka ka ndodhur me miratimin e legjislaturës së gjashtë. Tani i mbetet Kuvendit të ri të vazhdojë me procedim të mëtejmë. Ajo që u siguroj edhe njëherë është se Autostrada e Dukagjinit do të ndodhë, pavarësisht ndryshimeve të pas 6 tetorit”, ka thënë Lekaj.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori