LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet panairi Agrokos, kompanitë pjesëmarrëse ndahen të kënaqur

Mbyllet panairi Agrokos, kompanitë pjesëmarrëse ndahen të kënaqur

Është mbyllur panairi “Agrokos” i cili është organizuar për herën e 19-të në Kosovë dhe që ka arritur të mbledh në një vend kompani të fushës së bujqësisë, blegtorisë, produkteve ushqimore, industrisë se pemëve dhe perimeve, qumështit, mishit, ujit dhe makinerisë, si dhe institucionet shtetërore e financiare që me politikat e tyre ndikojnë në zhvillimin e sektorit te agrobiznesit.

Në “Agrokos”, konsumatori kosovar kishte mundësinë të njohë dhe të shijojë prodhimet bujqësore dhe blegtorale vendase, të cilat gjithnjë e më shumë po bëhen të pranishme në tregun tonë dhe atë të huaj.

Për vizitë sot ishte edhe lideri i VV-së, Albin Kurti, i cili tha se janë të interesuar që prodhuesit ta rrisin eksportin dhe t’i zëvendësojnë importet, si dhe të krijohet një zinxhirë të prodhuesve dhe përpunueseve vendor. Ai po ashtu gjatë një bashkëbisedimi me prodhues tha se prodhimtaria është me rëndësi sidomos për bujqësinë, që e ndihmon edhe shtetin


Organizatorët e panairit dhe përfaqësues të kompanive u shprehën të kënaqur me numrin e madhe të pjesëmarrësve dhe interesimin e tyre për produktet, sidomos vendore.

Bekim Xhafa nga CEO theksoi se edhe një herë u dëshmua që ‘Agorokos’ po shihet si mundësia më e mirë për bizneset vendore që të promovojnë produktet e tyre, si dhe është transformuar në pikëtakim të domosdoshëm i bizneseve ndërkombëtare që dëshirojnë të shtrihen në tregjet e Ballkanit.

“Është pikë takimi më i rëndësishëm që ndodhë një herë në vit, në tetor, sivjet ishte edicioni i 19-të me radhë dhe sot është përmbyllja e panairit dhe janë momentet e fundit. Ishte një përmbyllje e mirë. Ishte për vizitë edhe kryeministri i ardhshëm Albin Kurti, i cili u njoftua me të gjithë pjesëmarrësit e panairit. Pyeti secilin për nevojat e tyre, sugjerimet e tyre që shteti duhet t’i bëjë në të ardhmen për t’iu ndihmuar këtyre bizneseve që të rriten. I mori të gjithë këto kërkesa me seriozitet dhe normalisht shpresojmë që këto në një të ardhme shumë të afërt të implementohen nga Qeveria e ardhshme dhe duke u bërë ky veprim, bizneset tona normalisht do të rriten më shumë, ne do të hapim më shumë vende pune. Do të arrijmë edhe të eksportojmë produktet tonë më shumë jashtë vendit dhe në këtë mënyrë do të krijohet një stabilitet ekonomik”, deklaroi Xhafa.

Albina Berisha nga kompania “Abi”, ka promovuar prodhimet vendore të bulmetit dhe turshive në këtë panair tre ditor. Ajo u shpreh e kënaqur me organizmin dhe për interesimin e konsumatorëve për këto produkte.

“Kas pasur shumë frekuentim të njerëzve, ka pasur shumë interesim për produktet e “Abi-t”, sepse është prodhues vendor. Produktet e saja janë mjaft të shitura. Shitja bëhet edhe jashtë vendit. Bëjmë prodhim të ajvarit, trangujve, faraonëve, përveç fikut që nuk bëhet në Kosovë, të tjerat të gjitha janë vendore”, theksoi Berisha.

Po ashtu, edhe Bleona Bekolli nga fabrika e ujit “Miros”, tha se panairi ishte mundësi e mirë për promovimin e produkteve vendore.

Ajo tha se uji Miros, ka një cilësi të lartë dhe ka dy ambalazhime, në shishe të qelqit dhe në shishe të plastikës.

“Po ka pasur interesim prej qytetarëve, kemi pasur vizitorë të ndryshëm, ndërsa ta edhe politikani Albin Kurti. Gjatë këtyre tri ditëve kemi prezantuar ujin e Miros, I cili buron në Mirosalë të Ferizajt. Kemi dy ambalazhime të ujit, në shishe të qelqit dhe në shishe të plastikës”, deklaroi Bekolli.

Në panairin tre ditor kanë marrë pjesë shumë kompani të agrobiznesit vendor, nga Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Austria dhe Sllovenia.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon

Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar

Ekonomi
Kalo në kategori