LAJMI I FUNDIT:

Kosnett e mirëpret Ambasadorin e ri të SHBA-së në Serbi

Kosnett e mirëpret Ambasadorin e ri të SHBA-së në Serbi

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka mirëpritur ambasadorin e ri amerikan në Serbi, Anthony Godfrey.

Në një postim në Twitter, Kosnett ka shkruar se mezi pret të fillojë bashkëpunimin e ngushtë me Ambasadën amerikane në Beograd.


“I kënaqur të mirëpresim mikun tim të mirë Anthony Godfrey, Ambasadorin e ri të SHBA në Serbi, përsëri në Ballkan. Mezi presim bashkëpunimin e ngushtë me Ambasadën amerikane në Beograd për të ndjekur paqen, drejtësinë dhe prosperitetin në rajon”, tha Ambasadori Kosnett.
Ndrysher para Ambasadorit të ri amerikan, shteti serb ka pasur për Ambasador nga SHBA-të , Ambasadorin Kyle Randolph Scott për një periudhe 4 vjeçare, 2016-2019./Telegrafi/