Jemi në muajin e shenjës së Akrepit dhe ndonëse çdo shenjë mendon se është më e mira e zodiakut për shkak të karakteristikave, arsyet e mëposhtme do t’ju tregojnë se përse të jesh i lidhur me një person të shenjës së Akrepit mund të ndryshojë mënyrën se si ju do e shihni lidhjen
Akrepët nuk duan ta japin më shumë nga se duan nga vetja dhe krijojnë marrëdhënie të thella vetëm me një numër të kufizuar njerëzish.
Çdo marrëdhënie me ta është një marrëveshje e vërtetë, ata rrallë humbin kohë me çështje të pakuptimta.
Janë të vështirë për t’u bërë shok, ndaj lexoni më poshtë nëse yjet ju favorizojnë apo jo për të krijuar një marrëdhënie shoqërore ose dashurie me një person të lindur nën shenjën e akrepëve.
Marrëdhëniet më të mira
Akrep – Akrep: Duke qenë të dy shenja uji kanë mundësi ta kuptojnë njëri-tjetrin që në ajër, por në të njëjtën kohë lidhja me të njëjtën shenjë është e rrezikshme, sepse krenaria që e karakterizon Akrepin është mjaft e fortë dhe ndonjëherë është e vështirë të gjendet se cili duhet të tolerojë në raste te veçanta. Megjithatë, lidhja Akrep-Akrep është ndër lidhjet më të forta dhe më emocionale.
Akrep – Virgjëreshë: Është një marrëdhënie që funksionon mjaft mirë për shkak se janë shenja që e admirojnë njëra-tjetrën dhe të dyja kanë një etikë pune për t’u admiruar. Po ashtu, këto dy shenja i anashkalojnë tiparet negative të njëri-tjetrit dhe pothuaj gjithmonë e gjejnë gjuhën e përbashkët.
Akrepi – Peshqit: Këto dy shenja kanë një tërheqje të menjëhershme, por kjo nuk zgjat shumë, sepse Peshqit fillojnë e bëhen posesivë me kalimin e kohës dhe kjo është krejt e papranueshme për Akrepin. Sido të jetë, ky bashkim është një lidhje që funksionon mirë dhe shpeshherë është jetëgjatë.
Marrëdhëniet më të këqija
Akrep – Dash: Është një marrëdhënie e cila duhet shmangur, sepse shenjat që posedohen nga Marsi duan të kenë vazhdimisht kontroll mbi gjithçka. Kështu që si Dashi, edhe Akrepi do të jenë gjithmonë në luftë për të pasur frenat në dorë për gjithçka në jetën e tyre.
Akrep – Shigjetar: Kjo është një marrëdhënie e pasigurt në shumë raste dhe shpesh ndeshet me debate të ashpra, sepse trillet e Shigjetarit hera-herës bëhen të padurueshme për Akrepin dhe e bën atë të nxjerrë anën e vet më të keqe. Po e bëri këtë, situata bëhet shumë e vështirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë gabim që e bën gjithmonë sa herë lan rrobat e bardha
Pse të qash në palestër është normale, sipas ekspertëve
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë
Hapat që duhet të ndiqen për ta rregulluar kopshtin tuaj
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?
Për sa kohë mund të kem trup FITNESI?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City