LAJMI I FUNDIT:

Lumezi: Do të kërkojmë ndihmë nga Ambasada e SHBA-së për hetimin e rastit të Astrit Deharit

Lumezi: Do të kërkojmë ndihmë nga Ambasada e SHBA-së për hetimin e rastit të Astrit Deharit

Rasti i vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Qendrën e Paraburgimit në Prizren në vitin 2016 do të hetohet edhe nga prokurorë dhe hetues ndërkombëtar.

Këtë e ka bërë të ditur kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi.


Kreu i Prokurorisë së Shtetit ka thënë për arbresh.info se do të kërkojnë ndihmë nga Ambasada Amerikane, për hetimin dhe zbardhjen e vdekjes së Astrit Deharit.

“Kemi kërkuar prej Ambasadës Amerikane që të na sjellin ndonjë prokuror apo dikë që mund të na ndihmoj në hetimin e këtij rasti, në mënyrë që t’a zbardhim të vërtetën”, është shprehur Lumezi.

Ai ka thënë se prokuroria e njëjtë, ajo e Prizrenit do ta hetojë këtë rast, por me ndihmën e ndërkombëtarëve.

“E njëjta prokurori do ta hetojë rastin, sepse kompetenca territoriale është e Prizrenit, dhe s’mundet ndonjë prokurori tjetër. Por do ta kërkojmë edhe ndihmën ndoshta të partnerëve ndërkombëtarë me na ndihmu në hetimin e këtij rasti”, është shprehur kryeprokurori Lumezi.

Ndryshe, familja e Astrit Deharit, sot ka marrë raportin për vdekjen e Astrit Deharit nga Instituti zviceran.

Babai i Astritit, Avni Dehari ka thënë para mediave se përgjegjës për vrasjen e djalit të tyre janë institucionet përgjegjëse.

“Ende nuk e kemi lexuar raportin por sipas konkluzioneve na është thënë se është vrasje. Në rastin e Astritit që e kanë vrarë në burgun e Prizrenit, përgjegjës përpos prokurorit Sylë Hoxha dhe ministres së atëhershme të Drejtësisë, Dhurata Hoxha janë edhe shumë të tjerë”, ka thënë Avni Dehari.

Ai ka shtuar se nuk do të ndalen së kërkuari që të hapen hetimet dhe të merren masa ndaj të gjithë atyre që kanë marrë pjesë në vrasjen e Astritit.

Avokati, Tomë Gashi ka shtuar se ndjehet më i lehtësuar që tashmë është vërtetuar ajo që e kanë ditur që nga dita e parë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori