Kompania energjetike KEDS, Javën Evropiane për Siguri dhe Shëndetësi në Punë e ka shënuar me 15 aktivitete përmes të cilave u dëshmua se në këtë kompani punëtorët kanë siguri dhe shëndet në vendin e punës.
Disa nga këto aktivitete që i prezantuan punëtorët e KEDS-it janë pajisjet personale mbrojtëse, operimi në stabilitet e tensionit të mesëm dhe të ulët, përdorimi i indikatorit, ngritja e shtyllës së drurit, betonit, ngritja e trafo shtyllës, shkyçja dhe kyçja e njehsorit elektrik, etj.
Drejtori ekzekutiv i KEDS-it, Aleper Elbas, tha se siguria dhe shëndeti i punëtorëve është tejet i rëndësishëm andaj sipas tij me themelimin e Qendrës për Trajnime synojnë që në vendin e punës të kenë zero për qind aksidente.
“Siguria e shëndetit është tejet e rëndësishme, sepse siç e dini kur filluam ta ndërtojmë këtë qendër të trajnimit e kishim vetëm një ëndërr – të kemi zero aksidente. Në dy vitet e kaluara i kemi ulur aksidentet për 40 për qind, e cila nuk është e mjaftueshme për ne, por sa për fillim është mirë. Ne i trajnojmë të punësuarit vetëm për shëndet dhe perspektivë të sigurisë, 45 mijë orë e cila nuk është e mjaftueshme dhe po ju them ekipeve t’i rrisin dhe nxjerrin udhëzimet”, tha ai.
Drejtoresha e burimeve njerëzore pranë KEDS-it, Valbona Kadrijaj, tha se duke qenë se punëtoritë e KEDS-it veprojnë në një ambient me rrezikshmëri të lartë, kjo kompani marrë një sërë masash për të ofruar ambient të sigurt në vendin e punës.
Ajo madje tha se krahas shumë trajnimeve KEDS që nga viti 2018 ka hapur edhe Qendrën e trajnimit përmes të cilës po ofrohen praktikat më të mira për sigurinë dhe shëndetin në punë.
“Ne kemi avancuar tutje duke e ngritur nivelin e përgjegjësisë dhe si rrjedhojë në vitin 2018 kemi krijuar qendrën e trajnimit në të cilën jemi sot dhe nga nëntori 2018 në vazhdimësi organizohen trajnime në këtë qendër për nivele të ndryshme të përgjegjësive për punonjës të divizioneve të ndryshme. Duke përdorur praktikat më të mira qëllimi jonë është që të zhvillojmë një sistem të menaxhimit të sigurisë dhe shëndetit në punë. Këtu janë të lidhur një sërë faktorësh që ne i kemi parasysh vetëdijesimi i punëtorëve për sigurinë në punë, mentorimi dhe monitorimi në vendin e punës që ne e bëjmë vazhdimit është po ashtu sigurimi i pajisjeve personale mbrojtëse dhe veglave profesionale për punë në vazhdimësi mbështetet, përmbushja ligjore për certifikim të punëtorëve”, tha ajo.
Ushtruesi i detyrës së Kryeinspektorit të Inspektoratit të Punë, Valon Leci, tha se Inspektorati i Punës ka punuar gjatë në vetëdijen e punëtorëve për shëndetin dhe sigurinë në punë.
Sipas tij nuk është lajm i mirë që në këtë vit si pasoj e kontaktit me energji elektrike kanë gjetur vdekjen rreth pesë punëtorë dhe shpreson që përmes bashkëpunimit të ketë sa më pak aksidente në vendin e punës.
“Fatkeqësisht, këtë vit kemi disa persona të cilët kanë humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike shpresoj që edhe nga ky forum dhe kjo javë që ka të bëjë me sigurinë dhe shëndetin në punë të ngritet vetëdija e të gjitha palëve që të ruhen edhe nga kjo pjesë nuk jam duke targetuar faj askujt, por kemi katër apo pesë persona që kanë humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike. Ky nuk është lajm i mirë. Shpresojmë që bashkërisht secili në segmentin që e mbulojmë në vitet e ardhshme të ketë minimalisht aksidente në vendin e punës”, tha Leci.
Në emër të organizatës “Kosha”, Fatmir Saraçinu në këtë ceremoni ndau mirënjohje për bashkëpunim për drejtorin e KEDS-it, Alper Elbas.
Ndryshe, Qendra e Trajnimit të KEDS është hapur në vitin 2018 dhe merret me trajnimin e punëtorëve të kësaj kompanie. /KP/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit