LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria vazhdon ta shpërfillë Auditorin

Prokuroria vazhdon ta shpërfillë Auditorin

Raportet e Auditorit të Përgjithshëm vazhdojnë të mos merren shumë seriozisht nga ana e Prokurorisë së Shtetit ndonëse në to shpesh evidentohen shkelje, të cilat kanë elemente të veprës penale.

Organizatat joqeveritare në Kosovë kërkojnë nga Prokuroria t’i trajtojë dhe t’i hetojë rastet e dyshuara për keqpërdorime me paranë publike, shkruan “Zëri”.

Keqpërdorimet e parasë publike janë ndër gjetjet më të shpeshta në të cilat has Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), institucion ky që bën kontrollin ekonomik dhe financiar të shtetit. Ani pse gati në të gjitha raportet e Auditorit janë gjetur shkelje të shumta, që janë bërë nëpër institucione publike, organet e Hetuesisë vazhdojnë të luajnë rol shpërfillës ndaj këtij mekanizmi.


Mungesa e komunikimit mes Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm dhe Prokurorisë së Shtetit është shqetësim i madh për njohësit e drejtësisë, të cilët theksojnë se anashkalimi i tillë i Prokurorisë ndaj gjetjeve të Auditorit nuk i kontribuon sundimit të ligjit. Sipas tyre, Prokuroria e Shtetit nuk ka vullnet t’i shqyrtojë këto raporte edhe pse ato sipas ZKA-së promovojnë drejtpërsëdrejti llogaridhënie dhe ofrojnë bazë të qëndrueshme për t’u kërkuar llogari keqpërdoruesve.

Këtë mungesë komunikimi mes Auditorit e Prokurorisë nuk e ka komentuar asnjëra palë, ndonëse gazeta gjatë ditës së djeshme ka provuar të marrë përgjigje. Nga organizatat joqeveritare në Kosovë, të cilat e monitorojnë punën e Auditorit dhe të Prokurorisë, kanë thënë se ka shumë arsye pse Prokuroria nuk i ka përcjellë me hetime gjetjet e Auditorit. Ndër të tjera ata theksojnë se Prokuroria pret që Auditori të sjellë kallëzime penale të gatshme, të cilat pastaj të mundë t’i përcjellë për në gjykatë. Sipas tyre, ka raste kur raportet e Auditorit janë shumë voluminoze dhe nuk shfletohen nga zyrtarët e organeve të Drejtësisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori