LAJMI I FUNDIT:

BE ndalon një pesticid tjetër, është i rrezikshëm për njerëzit dhe bletët

BE ndalon një pesticid tjetër, është i rrezikshëm për njerëzit dhe bletët

Anëtarët e BE-së kanë renditur në listën e pesticideve të ndaluara edhe substancën e katërt të neonicotinoidit që konsiderohet një rrezik për njerëzit dhe bletët, kanë njoftuar Komisioni Evropian dhe EFSA.

Rënia e popullsisë së bletëve vitet e fundit ka qenë e lidhur me përdorimin e pesticideve në bujqësi.

Bletët luajnë një rol të rëndësishëm për bimët, kështu që rënia e numrit të tyre ka ngritur shqetësime për ekonominë dhe furnizimin me ushqim.


Shtetet anëtare të BE-së më herët ndaluan përdorimin e pesticideve në natyrë klianidin, imidacloprid dhe tiamethoxam vitin e kaluar, për shkak të efekteve të tyre të dëmshme në sistemin nervor qendror të insektit, duke përfshirë bletët.

Thiacloprid do të shtohet në listë pas vendimit të sotëm nga një panel ekspertësh që përfaqësojnë 28 vende të BE-së, njoftoi Autoriteti Evropian për Sigurinë e Ushqimit EFSA në Twitter.

Agjencia lëshoi një analizë të substancës në janar të këtij viti, duke theksuar veçanërisht shqetësimet në lidhje me depërtimin e saj në ujërat nëntokësore.

Është konstatuar gjithashtu se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të vlerësuar rrezikun që paraqet ekspozimi i njeriut ndaj mbetjeve të asaj lënde, tha një zëdhënëse e agjencisë.

Është gjithashtu e pamundur të vlerësohet rreziku i shpendëve, gjitarëve, organizmave ujorë, bletëve dhe bimëve që nuk janë synimi i zbatimit të tij, shtoi ajo.

Sipas KE-së, licenca e vlefshme e gjigantit kimik gjerman BASF për përdorimin e thiaclopridit skadon në fund të prillit të vitit të ardhshëm. /kp/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori