Tre ose më shumë filxhanë kafe ose çaj në ditë? Të dhënat e këtij studimi duhet t’i dini patjetër
Pirja e tre filxhanëve kafe ose çaj në ditë mund të jetë e mjaftueshme për të shkaktuar migrenë kronike, duke shkaktuar dhimbje për ditë me radhë. Ky është rezultati i një studimi të kryer së fundi në SHBA
Studimi, i cili u krye nga një grup studiuesish nga Qendra Mjekësore “Deaconess” dhe Universiteti i Harvard, zbuloi se konsumimi i tre ose më shumë pijeve që kanë në përmbërje të tyre kafeinë, brenda një dite, ishte i lidhur me zhvillimin e një dhimbjeje permanente, e cila shkonte deri në fazat më të larta të migrenës.
Në kuadër të studimit, studiuesit ndoqën për gjashtë javë zakonet e konsumit të pijeve me përmbajtje kafeine të 98 të rriturve që vuanin nga migrena, duke analizuar shpeshtësinë e dhimbjeve të shkaktuara nga migrena, që përjetonte çdo pjesëmarrës, bazuar në konsumin e pijeve, kafe apo çaj.
Gjatë studimit u morën në konsideratë edhe faktorë të tjerë, si konsumi i alkoolit, niveli i stresit, zakonet e gjumit dhe aktivitetet fizike, të cilat sipas studiuesve nuk ndikuan në rezultate.
Doktoresha Elizabeth Mostofsky, e cila drejtoi studimin, tha: “Në bazë të këtij studimi, pirja e një ose dy pijeve me kafeinë në ditë, nuk duket se lidhet me zhvillimin e një migrene, por tre ose më shumë filxhanë mund të shoqërohen me shanse më të larta të zhvillimit të një migrene.” /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City