LAJMI I FUNDIT:

Luftoi 12 orë me dallgët, peshkatarët dëgjuan zërin e saj – kur u afruan me barkë gjetën 18-vjeçaren në gjendje shoku

Luftoi 12 orë me dallgët, peshkatarët dëgjuan zërin e saj – kur u afruan me barkë gjetën 18-vjeçaren në gjendje shoku

Një vajzë 18-vjeçe kishte rënë në det në Kretë të Greqisë, duke u munduar ta kapë çantën që i kishte rënë në ujë.

Zona përreth Agios Nikolaosa është e mbushur me gurë, kështu kjo adoleshente kishte rrëshqitur dhe rënë në ujë e rrymat dhe dallgët e kishin tërhequr edhe më thellë, transmeton Telegrafi.

Më shumë se 12 orë ajo i kishte kaluar në ujë duke luftuar me dallgët e larta. Megjithatë ishin dy peshkatarë që e shpëtuan krejt rastësisht kur e dëgjuan duke kërkuar ndihmë.


Ata ishin rreth dy milje larg bregut, ku kishin fikur motorin e barkës dhe po peshkonin kur befasisht dëgjuan një zë duke thirrur: “Nënë! Nënë!”

Në fillim menduan se zëri po vinte nga bregu, por më vonë ishin të bindur se ishte ndonjë barkë me emigrantë.

“Ka qenë shumë e vështirë të dihet se ku ishte saktësisht pasi ishte errësirë. Zhurma e motorit na e vështirësonte punën. Nuk e dëgjoja mirë, kështu vendosa ta fik motorin dhe menjëherë fillova ta ndjek me zërin nga po vinte”, ka deklaruar njëri nga peshkatarët.

Atij i janë dashur 15 minuta që të hulumtojë me barkë të fikur me qëllim që helika të mos e godasë vajzën, të cilën në fund arritën ta nxjerrin nga uji.

Ajo ishte dërguar me urgjencë në spitalin Agio Nikolaos. E prindërit e saj atë ditë kishin alarmuar autoritetet kur raportuan zhdukjen e saj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Botë
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni

Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni

Amerika
Anija kozmike kap fotografi mahnitëse të planetit më të vogël të sistemit tonë diellor

Anija kozmike kap fotografi mahnitëse të planetit më të vogël të sistemit tonë diellor

Botë
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Amerika
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Botë
'E ardhmja është në duart tona': Shkencëtarët e konfirmojnë, viti 2024 më i nxehti në histori

'E ardhmja është në duart tona': Shkencëtarët e konfirmojnë, viti 2024 më i nxehti në histori

Botë
Kalo në kategori