LAJMI I FUNDIT:

Yllka Kuqi publikon klipin e këngës “Qysh ke mujt”

Yllka Kuqi publikon klipin e këngës “Qysh ke mujt”
Yllka Kuqi në klipin e këngës "Qysh ke mujt" (Foto: Screenshot/YouTube)

“Qysh ke mujt” është titulli i këngës më të re të Yllka Kuqit, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Yll Limani e ka shkruar tekstin e kësaj kënge, ndërsa për muzikën dhe orkestrimin është kujdesur Florent Boshnjaku.


Është një baladë që vjen me një interpretim të mrekullueshëm nga këngëtarja dhe padyshim se do të pëlqehet nga fansat e saj.

Yllka Kuqi takohet me Ylli Limanin, a po vjen një bashkëpunim mes tyre?
Lexo po ashtu Yllka Kuqi takohet me Ylli Limanin, a po vjen një bashkëpunim mes tyre?

Sekuencë Studio është angazhuar për xhirimin e videoklipit me regji të Alban Selimajt.

Kënga e re vjen pas lajmit se këngëtarja dhe bashkëshorti i saj, muzikanti Astrit Pallaska, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. /Telegrafi/