Me siguri ju ka ndodhur të paktën një herë kur ia keni harruar dikujt emrin posa jeni njohur me të.
Dhe, me siguri se nuk e keni ditur që e keni harruar emrin e atij personi derisa jeni takuar prapë me të, transmeton Telegrafi.
Duke i marrë në konsideratë të gjitha, koha më e mirë për ta regjistruar në memorie emrin e një personi është herën e parë kur e dëgjoni atë.
Për t’ju ndihmuar që të mos i harroni emrat e personave që i takoni, ekspertët kanë treguar një truk: Menjëherë pasi dikush – le të themi Shkumbini – e thotë emrin e tij, përsëriteni disa herë në mendjen tuaj.
Kështu, pavarësisht se ai e ka thënë vetëm një herë emrin, ju do ta “dëgjoni” disa herë dhe përsëritja do t’jua jep mundësinë që ta lidhni fytyrën me emrin e tij.
Gjatë kohës kur Shkumbini vazhdon të flet, ju do të jeni të aftë të merrni informacione përtej pamjes fizike të cilat mund t’ia bashkëngjitni emrin të tij.
Në fund të bisedës, emri i cili ka filluar si një fjalë pa kontekst do të bëhet një person multidimensional që i pëlqen të shikojë futboll dhe të del me shoqëri.
Me fjalë të tjera: është shumë më e vështirë ta harroni një emër nëse nuk është vetëm emër!
Një tjetër këshillë për ta mbajtur në mend emrin e personit është duke biseduar diçka rreth emrit të tij.
Ta zëmë Shkumbini sapo e ka prezantuar veten, atëherë ju mund ta pyesni diçka rreth emrit të tij, si p.sh. “cili është kuptimi i emrit tënd”. Dhe kështu do ta keni mundësinë që ta dëgjoni me zë edhe një herë apo dy emrin e tij.
Mos harroni që në fund të bisedës të ndaheni duke i thënë “kalofsh bukur Shkumbin” ose diçka të ngjashme.
Por, mbi të gjitha, nëse veç e dini se do ta takoni një person të ri, atëherë duhet të vendosni që qëllimi primar për ju të jetë mbajtja në mend e emrit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetëm kështu është drejt: Si duhet t’i radhisni artikujt në frigorifer!
Asnjëherë mos i vendosni këto sende në koshin e plehrave
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Bricjapit do të pendohej nëse do të ndahej
Ja se cilët janë dezinfektuesit e dobishëm natyralë për shtëpinë tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës