Uthulla, limoni, soda e bukës dhe vajrat esencialë janë përbërësit më ekonomikë dhe më ekologjikë, të cilët mund t’i përdorni për një pastrim të shkëlqyer të shtëpisë suaj.

Më poshtë do të gjeni disa shembuj të përbërësve që mund t’i përdorni për përgatitjen e dezinfektuesve natyralë për të pastruar shtëpinë.

Bikarbonat natriumi (sodë buke)
Mikrobevrasësja e pamposhtur, soda, është një dezinfektues i vlefshëm natyror. Por, përveçse dezinfekton, pluhuri i saj ka edhe një funksion gërryes që zhduk madje edhe njollat më të vështira. Ajo është e dobishme edhe për të pasur veshje apo atlete mjaft të pastra. Përveç kësaj, ajo mund të përdoret si pluhur për të dezinfektuar dhe për të lehtësuar heqjen e njollave nga sixhadetë dhe qilimat.

Gjithashtu soda mund të përdoret edhe në formën e një paste (si pasta e dhëmbëve) gërryese për pastrimin e makinës së enëve dhe të sobës. Atë mund ta përgatisni duke përzier një lugë gjelle ujë dhe tre lugë të tilla sodë buke.

Në frigorifer shpesh paraqiten aroma të pakëndshme, për shkak të ushqimit. Nëse dëshironi t’i largoni ato, në një sfungjer të lagësht hidhni pak sodë dhe përshkojeni përgjatë sipërfaqes së brendshme të frigoriferit. Pas disa minutash, me një sfungjer të pastër të lagësht pastrojeni sipërfaqen.

Soda e kuzhinës, përveçse vepron si dezinfektues, po ashtu ka efekt edhe te neutralizimi i aromave.

1-Lemons

Limoni
Lëngu i limonit, falë aciditetit të tij, është me të vërtetë i domosdoshëm në pastrimin ekologjik. Lëngu i limonit dezinfekton dhe përhap një aromë mjaft të këndshme: mund të përdoret për të pastruar dhe për të dezinfektuar apo higjienizuar objekte prej bakri, por edhe furrat. Të gjitha pjesët metalike në tualet apo edhe lavamanët e shtëpisë do të shkëlqejnë si më parë nëse fërkohen me lëng limoni. Saktësisht, gjysmë kokrre limoni të lëngshëm.

Lëngu i limonit mund të përzihet me uthullën, por edhe me sodën e bukës për të krijuar detergjent me efekt më të fortë. Ndërkohë, nëse përzieni limonin me vaj ulliri, për shembull dy lugë gjelle vaj ulliri dhe një gjysmë limoni të shtrydhur, ju mund ta përdorni këtë përzierje për të lustruar mobiliet prej druri. Po kështu, nëse do të linim një lëkurë limoni ose portokalli mbi tavolinë, ato do të aromatizonin ajrin e dhomës.

Ndërsa për të hequr erën e keqe të mikrovalës, duhet të mbushni një enë përgjysmë me ujë dhe të shtrydhni në të një gjysmë limoni, dhe më pas futeni enën në mikrovalë për pesë minuta.

Uthulla
Uthulla është dezinfektuese, tret yndyrat, gurët gëlqerorë, por nuk mund të përdoret në mermer. Nuk lë erë pas përdorimit, ajo ikën pasi thahet. Me të mund të pastroni vaskën, WC-në, dyshemenë e banjës. Uthulla e paholluar tret mirë gurët e krijuar në porcelanin e WC-së.

Young man washing floor in protective gloves

Në kuzhinë mund ta përdorni për të pastruar sobën dhe dyshemenë. Uthulla mund të përdoret në vend të zbutësit të rrobave. Në procesin e shpëlarjes mund të shtojmë 50 ml uthull në vend të zbutësit. Uthulla e tret mirë detergjentin, shkruan Shqip. Kjo ndihmon sidomos për personat me lëkurë të ndjeshme.

Vajrat esencialë
Ekzistojnë disa vajra esencialë që kanë një funksion dezinfektues: natyrisht ai i livandës dhe i limonit, por edhe çaji i gjelbër dhe ai i eukaliptit do të mund ta bëjnë shtëpinë tuaj shumë të pastër dhe me një parfum unik e të këndshëm. Ja një shembull i një dezinfektuesi natyral me bazë vajrash esencialë, që ka efekt antibakterial e antimyk dhe ku mund të përdoret mbi sipërfaqet që lahen gjithmonë:
– 500 ml ujë i distiluar
– 25 pika vaj esencial çaj të gjelbër
– 25 pika vaj esencial livande

Përbërësit duhet të futen në një mbajtëse në formë spërkatësi dhe ajo duhet të tundet çdo herë përpara përdorimit. /Telegrafi/